Nën sloganin “Use your Spark, illuminate the world”, konferenca dy ditore mblodhi në Budva mbi 500 pjesëmarrës dhe 13 folës nga e gjithë bota.
Jon Burkhart është një folës i vlerësuar me disa çmime, strateg i përmbajtjes dhe bashkautor i librit “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”. Ai na mësoi dhe sygjeroi ta përdorim kuriozitetin në çdo gjë që ne bëjmë, jo vetëm gjatë punës por edhe në jetën tonë të përditshme.
“Çdo ditë ne kemi shpërqëndrime të shumta dhe është gjithmonë e më e vështirë që të fokusohemi në gjërat që bëjmë. Ne duhet të pyesim dhe të jemi kuriozë për çdo gjë, si fëmijët e vegjël.”
Për të ndjekur intervistën ekskluzive me Jon Burkhart ndiqni videon më poshtë:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.