A është suksesi një çështje fati? - Business Magazine Albania

A është suksesi një çështje fati?


Suksesi është diçka që shumë pak njerëz e arrijnë plotësisht në jetën e tyre, edhe pse shumica e njerëzve arrijnë të përmbushin qëllimet e tyre herë pas here. Disa njerëz paraqesin argumentin se suksesi varet nëse jeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ndërsa të tjerët e kundërshtojnë këtë ide duke argumentuar se suksesi i vërtetë varet tërësisht nga aftësitë që ka gjithësecili.

Njerëzit e suksesshëm janë shpesh shumë të aftë dhe tregojnë talente të mahnitshme në fushat e tyre të zgjedhura. Së pari, artistët dhe sportistët, për shembull, kurrë nuk do të arrijnë sukses pa qenë jashtëzakonisht të mirë në atë që bëjnë.

Lexoni: A kontribuon një IQ e lartë në sukses?

Së dyti, është e qartë se njerëzit profesionistë, si avokatët, kirurgët dhe akademikët, nuk do të fitonin reputacion nëse puna e tyre nuk ishte në përputhje me standardet e kërkuara. Çështja është se këta njerëz kanë bërë një përpjekje për të arritur në lartësitë e profesionit të tyre, shpesh duke studiuar ose u trajnuar për shumë vite përpara se të arrijnë qëllimet e tyre.

Nga ana tjetër, është e qartë se lindja në një familje, që mund t’ju sigurojë një fillim të mirë duhet të llogaritet si një avantazh i madh. Një edukim i mirë shpesh mund të inkurajojë të rinjtë që të zhvillohen më mirë akademikisht, të fitojnë besim dhe të shkojnë në arsimin e lartë.

Një avantazh tjetër është se shumë politikanë të suksesshëm, njerëz të biznesit etj. ndoqën universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit, ku ata takuan njerëz me të njëjtat nivele të inteligjencës dhe background, duke bërë kështu kontakte të dobishme.

Lexoni: “Mendësia”, libri me të cilin mund të peshkoni suksesin

Është gjithashtu e qartë se disa lloje suksesi shpesh varen tërësisht nga fati, pavarësisht aftësive të njerëzve, për shembull, në kohë lufte, ose në fushat e zbulimit dhe eksplorimit. Moti i mirë apo i keq, shëndeti, fatkeqësitë natyrore, mungesa e informacionit ose komunikimit dhe emocionet njerëzore ndonjëherë mund të çojnë në dështimin e gjithçkaje që është tentuar ose planifikuar.

Për ta përmbledhur, do të ishte gabim të supozohej se suksesi varet ekskluzivisht ose nga aftësitë ose nga fati. Varet nga të dy këta faktorë dhe pa aftësi apo fat, nuk arrihet kurrë sukses.

burimi: meteortime

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0