Shet aplikacionin tek Snapchat për 54 miliardë dhe tani udhëton nëpër botë

Shet aplikacionin e tij tek Snapchat për 54 miliardë dollarë dhe tani udhëton nëpër botë


Garrett Gee, vendosi të distancohet nga stili i zakonshëm i jetës dhe të udhëtojë nëpër botë pasi shiti aplikacionin e tij të quajtur Scan, të cilin e bashkë-themeloi, tek Snapchat në vitin 2014.

Marrëveshja ishte e tillë. Për Gee dhe për bashkëthemeluesit e Scan, $30 milionë dhe pjesa tjetër i përket Snapchat. Por, ai refuzon të publikojë se sa prej parave edhe aksioneve janë në pronësinë e tij.

Ai dhe partnerja e tij, vendosën që të mos i prekin paratë nga marrëveshja me Snapchat. Ata filluan pushimet e tyre nëpër botë, thuajse shumë muaj më parë.

Për të mbledhur paratë e nevojshme, ata shitën gjithçka kishin në pronësi. Makinën e ardhshme, mobiljet e shtëpisë, televizorin, rrobat e tepërta.

Çifti, së bashku me 2 fëmijët e tyre, Dorsey and Manilla, e quajnë veten “The Bucket List Family”. Deri tani, Garret  dhe Settie, kanë udhëtuar bashkë me fëmijët e tyre në disa destinacione tepër pikante. Turks and Caicos, Tailandë, Australi, Tahiti dhe Hawaii.

“Ne do të ndiqnim strategjinë e zakonshme në jetë, të rriteshim dhe të ndërtonim një shtëpi, dhe të nisnim një karrierë…”buuut how bout not!”. Këto janë fjalët që shkruan çifti në blogun e tyre.

Në profilin e LinkedIn të Garret shkruan: “2016 : Sold everything for adventure around the world with family.”

 CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0