Nisma që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, parashikojnë uljen e tatim fitimit në 5% (15% aktualisht) për të gjitha bizneset me xhiro vjetore më të vogël se 14 milionë lekë.
Për sektorët e bujqësisë dhe turizmit, paketa lehtësuese pritet të jetë e vlefshme që në vjeshtë të këtij viti. Me fokus agrobiznesin, lehtësitë parashikohet të japin efekt nxitës në të dy sektorët.
Përmes kooperativave vullnetare, (që parashikohet rë bashkojnë krahun e punë dhe teknologjinë duke u prezantuar si një fermë e vetme), sipërmarrjet sipas Ahmetajt, do të përfitojnë rimbursim 20 %.
Njëkohësisht për ta, tatim fitimi do të zbresë në 5% nga 15% aktualisht.
5% do të jetë tatim fitimi edhe për bizneset e licencuara dhe që operojnë në fushën e agroturizimit
Ju mund të lexoni edhe : Certifikimi kusht për lehtësi në agroturizëm. Ja cilat janë kriteret
Në fushën e energjisë, financat parashikojnë të përjashtohen nga TVSH, blerjet e disa pajisjeve. Në këtë rast flitet për investimet në shfrytëzimin e energjisë diellore.
Pjesë e lehtësive pritet të bëhen edhe ndërtuesit. Pas kërkesave të hershme e të përsëritura, Minsitri premtoi një taksim më të drejtë të investitorëve në ndërtim dhe pronarëve të truallit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto