Zuckerberg: "Nëse Facebook ka të dhënat tuaja është sepse ju vetë keni zgjedhur t’i ndani ato"

Zuckerberg: “Nëse Facebook ka të dhënat tuaja është sepse ju vetë keni zgjedhur t’i ndani ato”


Frika e privatësisë së Facebook vazhdon të përkeqësohet.

Ka të ngjarë që të dhënat e shumicës së përdoruesve të Facebook, të cilët kanë publik profilin e tyre të jenë marrë nga palët e treta, njoftoi Mark Zuckerberg.

Vjedhja në dukje masive e privatësisë ishte rezultat i një veçorie që lejoi njerëzit të kërkonin për miq duke përdorur numrin e tyre të telefonit. Veçoria, e cila tani është hequr, u aktivizua në mënyrë të paracaktuar për të bërë më të lehtë që përdoruesit të gjenin miq.

Lexoni: Mark Zuckerberg: “Jam ende personi më i mirë për të drejtuar Facebook pas skandaleve”

Por të mërkurën, shefi i teknologjisë së Facebook, Mike Schroepfer zbuloi se aktorët e këqinj kanë abuzuar me këtë veçori për vite me radhë, në mënyrë që të kenë akses në të dhënat e profilit publik. “Duke pasur parasysh shkallën dhe sofistikimin e aktivitetit që kemi parë, ne besojmë se shumica e përdoruesve në Facebook mund të kenë pasur profilin e tyre publik në këtë mënyrë,” shkroi ai.

Zuckerberg shprehet se: “Ne e kuptuam këtë më shumë gjatë ditëve të fundit, të gjithë kanë një funksionalitet nëse njerëzit mund t’ju shohin me numrin tuaj të telefonit … Është e arsyeshme të pritet që nëse do të kishit atë funksionalitet të hapur atëherë dikush do të arrinte informacionin tuaj publik në këtë mënyrë.

Më vonë, gjatë një konference me gazetarët, Zuckerberg konfirmoi që për një përqindje të madhe të përdoruesve të Facebook ka të ngjarë që të dhënat e tyre të jenë marrë që kur funksionaliteti u aktivizua ‘by default’.

Ndërkohë që palët e treta ishin në gjendje të fitonin akses në të dhënat e profilit publik – domethënë përdoruesit kishin vendosur të ishin publikë – është një shenjë tjetër shqetësuese për kompaninë, e cila po përballet me një skandal në rritje të privatësisë. Më keq akoma, këto shfrytëzime me sa duket nuk u zbuluan deri vonë.

Kur u pyetën pse Facebook nuk e hoqi funksionalitetin më parë, Zuckerberg tha se kompania nuk e kuptonte se deri në çfarë mase ishte abuzuar deri në auditimet e saj të fundit.

Lexoni: Fshirja e Facebook mund të jetë e keqe për ju. Ja arsyeja pse

Zbulimi erdhi pas një numri ndryshimesh që Facebook ka bërë në platformën e saj, pas kritikave se si i kanë trajtuar të dhënat private të përdoruesve. Kompania njoftoi gjithashtu ndryshime në Facebook Login dhe kontrolle shumë më të rrepta se çfarë të dhënash duhet të aksesojnë zhvilluesit e palëve të treta.

Megjithatë, Zuckerberg vuri në dukje se përdoruesit e Facebook në fund të fundit janë përgjegjës për të dhënat që ata i dorëzojnë Facebook. “Shumica dërrmuese e të dhënave që Facebook di për ju është sepse ju vetë keni zgjedhur t’i ndani ato.”

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0