Fshirja e Facebook mund të jetë e keqe për ju. Ja arsyeja pse

Fshirja e Facebook mund të jetë e keqe për ju. Ja arsyeja pse


Kur shpërtheu historia e Cambridge Analytica, #deleteFacebook po përhapej kudo.

Mediat sociale kanë një reputacion të keq në përgjithësi. Njerëzit raportojnë se ndihen keq duke krahasuar vazhdimisht veten me të tjerët, dhe shikimi i postimeve të pafundme konsiderohet një humbje kohe.

Por, para se të shkoni të fshini dhe t’i thoni lamtumirë Facebook-ut përgjithmonë, ka disa kërkime shkencore të cilat duhet t’i dëgjoni fillimisht.

Muajin e kaluar, një shkrim i botuar në The Journal of Social Psychology analizoi marrëdhënien midis përdorimit të Facebook dhe stresit. Hulumtuesit rekrutuan 138 përdorues aktivë të Facebook dhe u kërkuan që të bënin pushim nga rrjeti social për pesë ditë. Në përgjithësi, nivelet e tyre të kortizolit – hormoni i stresit – ishin më të ulëta pas detoxit të mediave sociale.

Megjithatë, nuk ishte aq e thjeshtë, sepse pjesëmarrësit nuk ndjenin përfitime ndaj këtij përmirësimi të dukshëm.
Në fakt, ata raportuan se ndiheshin më keq, sepse ata ndiheshin “të shkëputur” nga miqtë e tyre në Facebook.

“Ndërkohë që pjesëmarrësit në studimin tonë treguan përmirësime ndaj stresit psikologjik duke hequr dorë nga Facebook, ata gjithashtu raportuan ndjenja të ulëta të mirëqenies,” tha Eric Vanman, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Queensland dhe autor kryesor i studimit.

“Njerëzit thanë se ndiheshin më të pakënaqur me jetën e tyre dhe mezi prisnin të rifillonin aktivitetin e tyre në Facebook”.

Pra, kjo nuk mund të bëjë shumë ndryshim nëse vendosni t’i thoni lamtumirë në Facebook. Në fund të fundit, ka shumë pak prova shkencore që tregojnë se mediat sociale janë në të vërtetë të këqija për shëndetin tonë mendor.

Sipas një studimi, mënyra më e mirë për të përdorur mediat sociale është në mënyrë të moderuar. Ndërkohë që harxhimi i orëve në të ka gjasa të të bëjë më pak të lumtur, përdorimi i tyre për vetëm një orë në ditë mund të jetë i dobishëm për ju. Bëhet fjalë për përdorimin në mënyrën e duhur dhe jo të bëheni të varuar ndaj saj.

Hulumtime të tjera kanë treguar përfitime të habitshme ndaj medias sociale. Për shembull, mund të përdoret për të ndihmuar për diagnostikim nëse dikush është në depresion.

Një studim i vitit të kaluar, i botuar në revistën Computers për sjelljen njerëzore, zbuloi se Facebook ndihmon studentët të përballojnë stresin mendor.

Studiuesit anketuan 560 përdorues të Facebook dhe u kërkuan që të përqëndroheshin në atë se si e përdorën këtë faqe gjatë ngjarjeve të vështira të jetës. Rezultatet treguan se miqtë e Facebook ofrojnë inkurajim, mbështetje dhe këshilla, duke i bërë njerëzit të ndihen më pak të depresionuar dhe më të kënaqur me jetën.

Pra, para se të vendosni të fshini ndonjë nga rrjetet tuaja sociale, mund të jetë me vlerë të mendoni për përfitimet e Facebook pë të cilat nuk jeni të vetëdijshëm. Në fund të fundit, siç thotë dhe shprehja, ju nuk e dini vlerën e asaj që keni derisa ajo zhduket.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0