Si të shkruajmë një projekt-propozim të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Si të shkruajmë një projekt-propozim të suksesshëm?


Ky trajnim vjen me synim ngritjen e kapaciteteve të kompanive shqiptare dhe administratës publike për të aplikuar në projektet e financuara nga BE. Trajnimi ofron mundësinë e prezantimit të pjesëmarrësve me fushën e re të menaxhimit të projekteve. Qëllimi i tij është të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësit për të planifikuar dhe shkruar projekte ndërkombëtare në mënyrë të suksesshme, për të arritur objektivat kalendarike, buxhetore apo strategjike. Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të kenë mundësinë:

  • Të përshkruajnë principet e një projekt-propozimi, pjëset e tij dhe të dinë t’i strukturojnë ato
  • Të zhvillojnë aftësi për të marrë pjesë në aplikimet për projekte të financuara nga fonde të jashtme
  • Mund të ekzaminojnë, vlerësojnë dhe përdorin pipeline e projekteve dhe thirrjeve të hapura
  • Mund të dallojnë dhe përdorin terminologjinë dhe specifikimet për këto lloj projektesh
  • Të zhvillojnë aftësi për të identifikuar idetë dhe temat relevante dhe skemat e financimit
  • Të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar network në mënyrë strategjike, ku dhe kë të kërkojë për partneritet
  • Të zhvillojnë aftësi për të llogaritur buxhetin dhe financimin e projektit
  • Të zhvillojnë aftësi për të shkruar një projekt propozim të suksesshëm

Kush mund të përfitojë
Ky trajnim dy ditor është i projektuar për përfaqësues të enteve publike dhe private, Universiteteve, OJF-ve apo autoritete të tjera menaxhuese, të cilët në punën e përditshme merren me shkrimin dhe implementimin e projekteve me finacim të jashëem.

Metodologjia
Trajnimi konsiston në një kombinim të metodave tradicionale me një përqasje mjaft interaktive. Pjesëmarresit do të punojnë në grupe të vogla me shembuj konkret dhe do të përgatitin në fund të tij një skelet të mirë për të shkruar në mënyrë të pavarur një projekt-propozim. Të gjitha seancat do të jenë të shoqëruara me punë praktike nga ana e pjesëmarrësve me ndihmën, asistencën dhe mbështetjen e lektores. Synimi është fiksimi sa më i mirë i koncepteve të trajtuara gjatë zhvillimit të trajnimit.

Pagesa:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 90 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për antarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

LEKTOR: Mag. Asetila Köstinger
Asetila Köstinger është sipërmarrëse, konsulente Austriake për NMV dhe konsulente e certifikuar ndërkombëtare për menaxhimin e sipërmarrjeve CMC. Trajnere mjaft pozitive, energjike dhe me disa pasione Znj Köstinger është edhe Lektore nëdisa Universitete dhe instritucione Europiane dhe ka nje përvojë të gjerë ndërkombëtare. Arsimuar në ekonomiks dhe biznes ndërkombëtar dhe prakticiene e apasionuar e konkurrueshmërisë së NVM-ve. Trajnere dhe folëse në disa gjuhë dhe me mbi 12 vite eksperiencë ajo zotëron njohuri të thella në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, EUROPEAID dhe me donatorë të tjerë.

PROGRAMI:
Ky trajnim praktik do të trajtojë temat e mëposhtme:
· Projekti, Propozimi i projektit, Procesi i menaxhimit të projekteve
· Hapat kyç për zhvillimin e një projekti të finacuar nga BE
· Procesi i hartimit të projekt propozimit – këshilla praktike
· Si të shkruani një propozim të mirë
· Metodologjia, këshilla dhe rekomandime kyçe për të siguruar hartimin cilësor të një projekti
· Si të gjeni një thirrje të përshtatshme për propozimin tuaj
· Konsideratat financiare – llogaritja e buxhetit për propozim; rregullat e financimit, shpenzimet e raportimit
· Procesi i vlerësimit, kriteret dhe analiza e vlerësimit

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 21 Prill në këtë link: Formular-Aplikimi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0