Aksioneri i Tesla dëshiron të largojë Elon Musk nga pozicioni drejtues - Business Magazine Albania

Aksioneri i Tesla dëshiron të largojë Elon Musk nga pozicioni drejtues


Përpara takimit vjetor të aksionarëve të Tesla në Qershor, aksionari Jing Zhao ka paraqitur një propozim për të zëvendësuar kryetarin e bordit, Elon Musk, me një drejtor të pavarur. Musk, shefi ekzekutiv në Tesla, ka qenë kryetar i bordit që nga viti 2004.

Megjithëse struktura aktuale e udhëheqjes, në të cilën pozicionet e Kryetarit dhe Drejtorit Ekzekutiv mbahen nga një person, mund të ofrojnë një udhëheqje efektive për Teslën në fazën e hershme, tani në këtë industri teknologjike shumë më konkuruese dhe në ndryshim të shpejtë, ështe më e vështirë për të mbikëqyrur biznesin dhe menaxhimin e lartë të saj (sidomos për të minimizuar çdo konflikt të mundshëm) që mund të rezultojë nga kombinimi i pozicioneve të CEO dhe Kryetarit,” shkroi Zhao në propozimin e tij.

Zhao, i cili mban disa aksione në kompani, gjithashtu vuri në dukje pozicionet e Musk në SolarCity dhe SpaceX dhe se si përfshirja e tij mund të çonte në konflikte gjatë rrugës.

Por bordi tashmë ka shprehur kundërshtimin e tij, duke rekomanduar një votim kundër këtij propozimi. Në deklaratën e tij, bordi thotë se suksesi i Tesla nuk do të kishte qenë i mundur pa Musk në krye të bordit dhe vetë kompanisë.

Lexoni: Ja çfarë ndodh kur kalon një ditë si Elon Musk

Bordi beson se suksesi i kompanisë deri më sot nuk do të ishte e mundur nëse do të drejtohej nga një drejtor tjetër që nuk do të kishte ekspozimin e përditshëm të Elon Musk në biznesin e kompanisë. Duke theksuar që Elon Musk e ka bërë si duhet detyrën e tij.

Bordi shpreh se kompania është ende në një pikë të zhvillimit të saj, ku duhet të punohet fort për të realizuar qëllimet afatgjata dhe ndarja e roleve të CEO dhe Kryetarit të bordit në këtë kohë nuk do t’i shërbejë interesave në të mirë të Shoqërisë apo të aksionarëve të saj.

burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0