Sipërmarrësit, mund të informohen për veprimet e tyre tatimore edhe përmes një aplikacioni, që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka vënë në dispozicion.
“Shkarkoni aplikacionin M-Tax eFiling dhe konsultoni të dhënat tuaja tatimore kudo ku ndodheni. Aplikacioni operon në sistemet Android, iOS dhe zë shumë pak hapsirë në memorien e pajisjes suaj. Identifikimi bëhet përmes emrit të përdoruesit (NIPT) dhe Fjalëkalimit”, vërejnë tatimet.
Përmes M-Tax eFiling do të lidheni dhe me faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kështu ju mund të përditësoheni me të rejat më të fundit, në kohë reale”.
Klikoni në link për ta shkarkuar: http://bit.ly/2COO5fS
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto