Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet private sa vjen e rritet në peshë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave vitin e kaluar u rrit me 5%, duke arritur në 35 % të totalit të prodhimit.
Nga bilanci i energjisë në vitin 2017, energjia elektrike në dispozicion u rrit me gati 5%. Prodhimi neto vendas është 4.525 GWh, nga 7.136 GWh energji të prodhuar në vitin 2016, duke shënuar rënie të prodhimit prej gati 37 %.
Thatësirat sollën ulje tek të gjithë prodhuesit e energjisë në vend, si hidrocentralet publike (-42,7 %) dhe hec-et private e koncensionare (-21,3 %).
Ulja e theksuar e prodhimit të energjisë elektrike, në 2017-ën, ndikoi në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Importet bruto (energji në marrje) u rritën mbi 86 %, ndërsa sasia e eksporteve bruto (energji në dhënie) u ul me gati 74 %, krahasuar me vitin 2016.
Sipas INSTAT, hidrocentralet publike realizuan mbi 64% të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2017, nga 71,4 % që realizuan në 2016. Përqindja që zënë hidrocentralet private dhe koncensionare në prodhimin neto vendas të energjisë elektrike është 35,5 %, nga 28,6 % ishte një vit më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto