Forbes i ka kushtuar një profil artistes shqiptare që jeton në Austri.
E lindur ne qytetin e Lezhës, Marina Sula u diplomua në Universitetin e Vienës me një diplomë të historisë së artit dhe më pas ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura, po në kryqytetin austriak, shkruan Forbes. Momentalisht ajo jeton dhe punon në Vienë dhe ka marrë pjesë në 8 shfaqje që nga viti 2014, 4 nga të cilat solo, në Shqipëri, Austri dhe Itali. Puna e saj fokusohet te instalimet dhe përfshin instalimet hapësinore, fotografitë, skulpturat dhe vizatimet dixhitale abstrakte, të bëra me majat e gishtave të artistes dhe të përkthyera në vizatime dixhitale. Shfaqja e saj ‘’Soft Power’’ në Gabriele Senn Galerie në Vienë, në fund te vitit 2016, u lavdërua për përdorimin e strategjive të marketingut, performancës së mediave sociale dhe afërsisë emocionale mbi rituale të tilla si spastrimi i trupit, për të zhdukur diferencat midis të brendshmes dhe të jashtmes, privatësisë dhe ekspozimit.
burimi: forbes.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto