Si ky aplikacion u kthye në një makth për zhvilluesen 16 vjeçare të tij?

Si ky aplikacion u kthye në një makth për zhvilluesen 16 vjeçare të tij?


Kur 16 vjeçarja Harshita Arora lançoi në fillim aplikacionin e saj, një mjet për të treguar vlerën e kriptomonedhave të quajtur Crypto Price Tracker, në fund të Janarit, reagimi ishte jashtëzakonisht pozitiv. Brenda pak ditësh, shërbimi u vlerësua si aplikacioni më i popullarizuar numër 2 në kategorinë e financave të Apple Store, duke shënuar më shumë se 900 shkarkime deri në fund të javës.

Pastaj gjërat morën një kthesë tjetër dhe ajo që ndodhi më pas ofron një shembull befasues se si cyberbullying mbetet një problem real.

Një përdorues këmbënguli në një postim në Reddit se aplikacioni në të vërtetë ishte një “plagjaturë” – me pak fjalë Arora nuk i meritonte meritat që ajo po merrte për shërbimin. Një person, të cilin ajo e konsideronte mik, publikoi pamjet e aktivitetit të Arorës në Github në mënyrë që ta “nxirrte” atë se ka punuar vetë në lidhje me infrastrukturën. Megjithëse Arora menjëherë mbrojti punën e saj në internet – duke shpjeguar në seksionin e komenteve të Reddit se një mentor e kishte ndihmuar atë të bënte fotografi në bazën e kodimit online, por që dizajni ishte krejtësisht i saji – ishte tepër vonë për argumenta.

Ky postim pasoi me mijëra mesazhe urrejtjeje, përbuzjeje dhe abuzimi virtual që shkonin në drejtim të Arorës. “Disa targetonin moshën time, disa gjininë time dhe shumë të tjerë racën time,” thotë Arora, e cila është indiane dhe kohët e fundit u kthye me prindërit e saj në një qytet në veri të New Delhi. Ajo madje thotë se ka marrë disa kërcënime për vdekje dhe dhunim. “Ishte shumë e frikshme dhe e gjithë kjo pa ndonjë arsye të dukshme,” shton ajo.

Disa nga komentet, siç u raportua për herë të parë në The Daily Beast, janë më shumë se nxitëse; ata shkojnë aq larg sa sugjerojnë se produkti duhet të jetë zhvilluar nga dikush me më shumë përvojë (dhe ndoshta një burrë). “Unë dyshoj që vajza vetë erdhi me idenë dhe punësoi kontraktorin (ët) e saj,” shkroi një përdorues.

Nuk ka rëndësi nëse Arora e ka krijuar vetë dizajnin e aplikacionit të saj, ajo që tregohet është pikërisht problemi i vazhdueshëm i cyberbullying – veçanërisht kundër femrave në teknologji. Gjithashtu thekson rëndësinë e lëvizjes #MeToo dhe rëndësinë e besimit të historive të treguara nga femrat.

Aplikacioni i saj prej 0.99 $ ka rezultuar në më shumë se 1.400 shkarkime në më pak se një muaj dhe kohët e fundit ajo mori dy oferta blerjeje. Arora thotë se tashmë është e vështirë për të punuar në një projekt të dytë, një aplikacion për inteligjencën artificiale, për të cilën ajo ka marrë 5,000 dollarë kredit në Amazon Web Services nga një firmë sipërmarrëse mentorësh. Ajo madje ka refuzuar një ofertë pune nga Zebpay, një kompani për shkëmbim kriptomonedhash indiane, pasi do të fokusohet në biznesin e saj të ardhshëm.

“Ka qenë një udhëtim interesant,” shton ajo. “Nëse ka njerëz që më urrejnë, atyre do t’ju duhen shumë forma argumenti për të më mposhtur pasi tani kam një bashkësi mbështetësish.”

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0