Apple njofton se çdo produkt iPhone, iPad dhe kompjuter Mac, është i prekur nga dy defekte në çipet kompjuterike.
Apple tha se ka hedhur në qarkullim disa udhëzime për mbrojtjen, por nuk ka të dhëna se cënueshmëria e tyre të jetë shfrytëzuar.
Problemet e fundit të pikasura janë zbuluar në të gjitha njësitë moderne të procesorëve kompjuterikë apo microchip-at e prodhuar nga Intel dhe ARM dhe të dyja firmat ofrojnë thuajse të gjithë furnizimin për tregun global kompjuterik. “Të gjithë sistemet Mac dhe aparaturat iOS janë të prekura, por nuk ka të dhëna për shfrytëzim të situatës në dëm të konsumatorëve deri më tani”, tha Apple në një postim.
Ky problem, sipas kompanisë, prek të gjithë procesorët modernë dhe thuajse të gjitha aparaturat kompjuterike dhe sistemet operative.
Apple tha se ka lëshuar tashmë një përditësim kundër problemeve (Meltdown) në iPhone-ët e fundit dhe përditësimin e sistemit operativ të iPad – iOS 11.2 dhe MacOS 10.13.2 për MacBooks dhe iMacs.
Të gjitha këto problematika, që duket se nuk kanë fund për Apple, po e bëjnë kompaninë më pak të dëshiruar për përdoruesit e saj. Të pyetur nëse do të blenin përsëri një produkt Apple, në një anketë prej 250,000 personash, 54% prej tyre votuan për jo.
Google tha se telefonët Android, të cilët përbëjnë më shumë se 80% të tregut global, janë të mbrojtur nëse përdoruesit e tyre kanë përditësimet më të fundit të sigurisë.
/BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.