Ky trajnim dëshiron të ndërtojë vetëdije, vetëbesim dhe qasje të shëndetshme që rrisin kënaqësinë e ndërveprimit profesional. Me përkushtimin dhe eksperiencën tonë, dëshirojmë që përfituesit e trajnimit të përjetojnë efektin “Genuine”.
Atë ndjesi që krijohet kur ti me vërtetësi punon për arritjen e objektivave të shëndetshme, me profesionalizëm dhe entuziazëm.
SFONDI I TRAJNIMIT: Trajnimi për “Shërbimin & Kujdesin Ndaj Klientit” i referohet mësimit të punonjësit të njohurive, aftësive dhe kompetencave të nevojshme për rritjen e kënaqjes së dhe kujdesit ndaj klientit. Komunikimi Efektiv dhe Kujdesi ndaj Klientit është thelbësor në çdo kompani. Për të qenë të suksesshëm në çdo rol, duhet që punonjësit të kuptojnë veten e tyre dhe të tjerët dhe të dinë se si të ndërtojnë dhe të mirëmbajnë një marrëdhënie efektive me klientët dhe kolegët.
AUDIENCA: Individë dhe profesionistë, menaxherë, drejtues dhe staf i shërbimit ndaj klientit. Çdo punonjës që ndërvepron me një klient. Përveç përfaqësuesve të Shërbimit ndaj Klientit, kjo përfshin edhe pozicione të tjera si profesionistët e terrenit që komunikojnë me klientët etj.
METODOLOGJIA: Një workshop-trajnim 2 ditor (nga 09:00 – 17:00) 21-22 Shkurt 2018
Seminar interaktiv me simulime të situatave reale. Punë në grup; Detyra në kohë reale të ndara në role; Interaktivitet me pjesëmarrësit në prodhimin e trajnimit
TRAJNUESJA: Elda Gjoka MSc- Sipërmarrëse, Folëse Motivuese, Praktikuese Reale në Sipërmarrjen e Shitjeve të Suksesshme. Mbi 17 vite eksperiencë, ka trajnuar mbi 2500 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave në fusha si: Komunikimi; Shitja; ToT; Menaxhimi i Konfilktit; Advokacia & Lobimi.
Kliko këtu për të shkarkuar FORMULARIN E REGJISTRIMIT.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.