Ø Hapi i parë: për t’u bërë pjesë e rrjetit të mentorëve të rinj, është regjistrimi për trajnimin e pranimit 1 orë që do të realizohet në muajin Dhjetor 2017, ku do të përzgjidhen 20 të rinjtë më të motivuar. (Klikoni këtu për t’u bërë pjesë)
Ø Hapi i dytë: 20 të rinjtë e përzgjedhur do të kalojnë në trajnimin 2 ditor, në metodat e mentorimit dhe në metodat e mësimdhënjes “Peer Cross Tutoring”, metoda e mësimit nga bashkëmoshatarët. Trajnimi mbahet një herë në dy muaj dhe projekti zgjat deri në Korrik të vitit 2018, me mbylljen e aktivitetit të shkollës verore për fëmijët në nevojë.
Ø Hapi i tretë: Përdorimi i materialeve didaktike, në klasat suplementare të organizuara në shkollat e ndryshme të Tiranës, për të cilën do të mbahet workshop i veçantë me përdorimin e materialeve didaktike. Të rinjtë pjesëmarrës do të mësojnë metodat e përdorimit dhe pregatitjes së materialeve didaktike për klasat e 1-3.
Ø Hapi i katërt: trajnimi në punën me fëmijët me aftësi ndryshe. Rrjeti i mentorëve të rinj do të jetë pjesë e trajnimit për punën me fëmijët me aftësi ndryshe. Specialistë të organizatave të ndryshme do të trajnojnë të rinjtë mbi identifikimin e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe punën fillestare me këtë grup fëmijësh.
Ø Hapi i pestë – trajnimi online, Rrjeti i mentorëve të rinj do të ketë dhe trajnime të ndryshme online, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi metodat e mentorimit dhe punës me fëmijët në nevojë.
| Organizata: | Vish këpucët e mia |
| Subjekti: | Rrjeti i mentorëve të rinj |
| Kohëzgjatja: | Dhjetor 2017- Korrik 2018/ Aplikimi i hapur deri me datën 3 Dhjetor 2017 |
| Mosha: | 17-24 vjec (Gjimnazistë në vitin e tretë dhe student të universiteteve nga të gjitha degët) |
| Shtrirja: | Pranohen vetëm të rinjtë nga Tirana dhe Durrësi |
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.