Paul Papadimitriou, surpriza e fundit e AllWeb

Paul Papadimitriou, surpriza e fundit e AllWeb


Në 12 Tetor, Tirana do të jetë vendi ku marketerët më të mirë dixhital, inovatorët dhe folësit do të bashkohen për edicionin e dytë të AllWeb; I vetmi event i këtij lloji në Shqipëri.

“Këtë vit kemi tema dhe folës të shkëlqyer. Bazuar në përvojën e vitit të kaluar, ne jemi shumë të sigurtë se çdokush që vjen në konferencë do të dëgjojë diçka të re, të dobishme dhe frymëzuese – thotë Gerti Boshnjaku, një nga organizatorët e eventit. “Koncepti i konferencës është që të ketë prezantime të shkurtra të shoqëruara me sesionin P & P (pyetje-përgjigje) për publikun dhe një panel për një diskutim më të thellë. Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me lojtarët kryesorë të industrisë gjithashtu përfshihet në paketë “- vazhdon Boshnjaku.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Paul Papadimitriou, bojskauti i inovacionit për startup-et dhe bizneset dhe një strateg marketingu do të jetë një nga folësit e këtij viti. Paul frymëzon audiencën e pesë kontinenteve, në evente madhore dhe në takimet private të Fortune 500. Ai e ka ndarë skenën me lider si ish-presidenti Barack Obama, CEO i Microsoft Staya Nadella, bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak dhe shumë të tjerë. Ai udhëzon kompani në mbarë botën për strategjinë e tyre të inovacionit duke përkthyer teknologjitë e reja të botës në përvoja biznesi të formuara rreth një konsumatori të shtuar, nomadë dhe fisnor. Në AllWeb ai do të flas për përvojën e klientit.

Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.

Këtë vit të pranishmit do të kenë një mundësi për të dëgjuar prezantime novatore për mediat sociale, marketingu i përmbajtjeve, web analytics etj.

Lexoni: AllWeb 2017: Aplikoni për një nga 10 biletat falas ofruar nga Yunus Social Business

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, ju lutemi drejtohuni në faqen tonë të internetit allweb.al. Biletat për konferencën janë në dispozicion online, ku mund të gjeni çmime dhe paketa të ndryshme.

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0