AllWeb 2017: Aplikoni për një nga 10 biletat falas ofruar nga Yunus Social Business


Yunus Social Business mundëson pjesëmarrjen për Startup-et e reja në AllWeb, Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.

Si pjesë e misionit të saj për të fuqizuar sipërmarrjet e reja me një impakt social, Yunus Social Business ka lidhur partneritetin e saj me AllWeb Albania– Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.

Lexoni: Oferta e AllWeb për studentët

Komunikimi dixhital dhe kjo epokë e re që po sjell risi teknologjike marramendëse po zhdukin pengesat e kufijve territorialë. Tashmë nuk ka rëndësi në cilin cep të botës gjendesh. Kudo që ti ndodhesh mund të punosh, të krijosh sipërmarrjen tënde duke ofruar alternativa zgjidhjeje që i shërbejnë një komuniteti më të madh se vendi ku jeton.

Sipërmarrjet Startup po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe zgjidhjet dixhitale janë në fokus të këtij evolucioni teknologjik.

Yunus Social Business do të ofrojë mbështetje për të gjithë sipërmarrjet e reja startup në Shqipëri, të cilat kanë një impakt social, 10 Bileta FALAS për të marrë pjesë në Konferencën AllWeb.

Afati i aplikimit deri ditën e Hënë, datë 9 Tetor 2017. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email në datën 10 Tetor.

Për të përfituar mundësinë e Biletave FALAS, aplikantët që kanë një sipërmarrje startup me impakt social duhet të aplikojnë në linkun: https://goo.gl/XrNhkZ

Kjo Konferencë organizohet në datë 12 Tetor, nga ora 09:00 – 18:00, tek Tirana Business Park dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Kriteret e përzgjedhjes janë:

1. mosha deri në 30 vjeç;
2. startupi ka ose synon prodhimin e një impakti të rëndësishëm pozitiv tek nje grup i popullsisë/komuniteti në Shqipëri;
3. startupet që vijnë apo veprojnë në zonat/rrethet jashtë Tiranës kanë prioritet (por ky nuk është kusht skualifikues)

JE NJË STARTUP DHE PO PUNON PËR ZGJIDHJE ME IMPAKT SOCIAL?

APLIKO KËTU PËR BILETËN FALAS!

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale