Të gjithë të rinjtë, qytetarë të Republikës së Kosovës, me ide biznesi në fushën e “FinTech” (teknologjia në fushën e sektorit financiar) e kanë mundësinë e zhvillimit të projekteve nëpërmjet thirrjes së 16 të Innovation Centre Kosovo (ICK).
Kjo thirrje vlen për të gjitha idetë inovative, për shërbimet dixhitale/mobile bankare, analizat e të dhënave, pagesat, valutat dixhitale, blockchain, sigurinë dhe më shumë.
Thirrja, e cila financohet nga Ambasada e Suedisë dhe Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internacionale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH“, ka për qëllim stimulimin e ideve inovative, promovimin e shërbimeve dixhitalefinanciare, krijimin e bizneseve të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe bizneset aktive, por të cilat nuk janë më të vjetra se dy vite.
Ekipet (bizneset startup) të përzgjedhura do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 10,000 Euro grante dhe shërbime, ambiente moderne pune, konsulencë, mentorim, trajnime, promovim, gjetje të investitorëve, pjesëmarrje në ngjarje vendore dhe ndërkombëtare, liçenca të platformave globale si Microsoft, Google, Amazon etj.
Afati i fundit për aplikim është 27 Tetor 2017.
Apliko ONLINE
burimi: Telegrafi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.