Google do t'a transformojë Toronton në qytetin më futurist të botës

Google do t’a transformojë Toronton në qytetin më futurist të botës


Qytetet që po mendojnë se si të ndërtojnë të ardhmen, duhet t’i hedhin sytë nga Toronto.

Dy vite më parë, Google krijoi një startup të quajtur Sidewalk Labs për të “përshpejtuar inovacionin në qytetet në mbarë botën.”

Këtë të martë, Sidewalk Labs dhe qyteti i Torontos njoftoi se ata do të transformojnë një pjesë të ujësjellësit të kryeqytetit.

Projekti i quajtur Sidewalk Toronto, do të kombinojë teknologjinë me dizajnin inovativ për të krijuar një qendër e cila është shtëpia e njerëzve dhe kompanive.

“Ky projekt,” tha kryeministri Kanadez Justin Trudeau gjatë një konference për shtyp, “do të bëhet model për të gjitha qytetet në mbarë botën.”

Sidewalk Labs u krijua nga Google nw vitin 2015, mw pas u shpërnda si një degë. Zëvendëskryetari i bashkisë së New York City, Dan Doctoroff është CEO i kompanisë.

“Ne kemi një mundësi,” tha Doctoroff gjatë një prezantimi, “për të ridefinuar rrënjësisht mënyrën sesi mund të jetë jeta urbane.”

Ndërkohë që kompania ka hulumtuar lokacione për projektin vitin e kaluar, Doctoroff shkruajti se ai e parashikon qytetin e së ardhmes duke ofruar Wi-Fi falas për të gjithë, duke u mbështetur në energji të qëndrueshme, sisteme të plehrave të automatizuara dhe duke u pajisur me makina që drejtohen vet. Këto inovacione, tha ai, mund të reduktojnë emetimet e gazrave me dy të tretat dhe të shpëtojnë banorët një orë çdo ditë, kryesisht falë përmirësimeve të transportit.

Ata gjithashtu do të mundësojnë më shumë hapësira të gjelbërta, shkroi ai, pasi makinat autonome do të kërkojnë më pak korsi rrugësh dhe hapësira parkimi.

“Me kalimin e kohës,” tha Doctoroff gjatë konferencës, “ne besojmë se Sidewalk Toronto mund t’i tregojë botës se si t’a bëjë më të lirë jetesën në qytete, më të përshtatshme, më të shëndetshme, më të gjelbër, më të drejtë dhe ndoshta edhe më emocionuese. Dhe mund të krijojë kushte për njerëzit, kompanitë, startupet dhe organizatat lokale, duke e bërë Toronto-n qendër globale të industrisë së re në kryqëzimin e qyteteve dhe teknologjive “.

Projekti do të zhvillohet në një zonë në juglindje të Torontos. Doctoroff thotë se shpresa është që me kalimin e kohës të shtrihet në të gjithë ujërat lindore të qytetit.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0