Projekti më i ri, biletat elektronike për vizitat nëpër muze dhe parqe - Business Magazine Albania

Projekti më i ri, biletat elektronike për vizitat nëpër muze dhe parqe


Ministria e Kulturës ka vendosur që vizitat nëpër muze të bëhen përmes biletave elektronike. Projekti përfshin të paktën tre muze dhe parqe arkeologjike në gjithë vendin me synimin që kjo të rrisë eficencën dhe lehtësitë për vizitorët. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Kulturës ky projekt është në fazë konkretizimi në disa prej atraksioneve kryesore turistike.

“Muzetë Kombëtar Krujë, Muzeu Ikonografik Berat dhe Parku Arkeologjik Apoloni janë pjesë e zbatimit të projektit për vendosjen e 5 biletarive elektronike. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar disa aktivitete në zbatim të këtij projekti lidhur me planvendosjet e strukturave, miratimin e tyre në strukturat përkatëse (KKR, KSHM)” thuhet në dokumentin e ministrisë që paraqet ecurinë për pjesën e parë të vitit.

Interesi në rritje

Interesi për disa nga “ozaet” kryesore kultuturore dhe të trashëgimisë në vend ka qenë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Kulturës tregojnë se institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturorë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2017 (Janar-Prill) janë vizituar nga 79,109 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 27,998 në muzetë kombëtare, 25,020 në parqet arkeologjikë dhe 26,091 në monumente të kulturës.

Analiza krahasuese me të dhënave statistikorë në vitet 2016 dhë 2017 për periudhën Janar -Prill dëshmon së trendi i vizitueshmërisë ka shënuar rritje në vijimësi vit pas viti. Viti 2017 (4 mujori i parë) ka shënuar 21,077 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0