A vlejnë njësoj për të gjithë sipërmarrësit këshillat që jepen? - Business Magazine Albania

A vlejnë njësoj për të gjithë sipërmarrësit këshillat që jepen?


Në kohën kur filluan kompaninë për kujdesin e lëkurës, Oars + Alps, Laura Lisowski Cox dhe Mia Saini Duchnowski kishin bërë një sërë punësh.

Lexoni: Këshillat që duhet të ndiqni për t’u bërë një sipërmarrës

Duchnowski, e cila ka diplomë nga MIT dhe Shkolla e Biznesit Harvard, e filloi karrierën e saj duke bërë kërkime për NASA-ën. Ajo kaloi dy vjet si analiste financiare në Goldman Sachs dhe së fundmi ishte një reportere në Bloomberg. Cox, e cila ka një diplomë masteri për financë, kaloi tre vjet si menaxhere e shërbimit ndaj klientit në Facebook.

Ato në vitin 2016 lanë punët e tyre për të nisur një sipërmarrje të tyren. Shumë shpejt mësuan se këshillat për sipërmarrësit nuk iu përshtaten të gjithëve njësoj.

Për shembull, shumë sipërmarrës këshillohen të fillojnë me një produkt minimal të qëndrueshëm, ose MVP. Termi, i cili nënkupton një version të lëshimit të hershëm të produktit tuaj që synon të optimizohet në kohë reale, pasi përdoruesit e miratojnë atë, u krijua nga Frank Robinson në vitin 2001 dhe u popullarizua nga autorët Steve Blank dhe Eric Ries në librat klasikë të startup, përfshirë “The Lean Startup” dhe “Manuali i pronësisë së startup.”

Duchnowski  thotë se ndërsa kjo këshillë e përhapur mund të jetë e zbatueshme për njerëzit që zhvillojnë software apo aplikacione, kur keni një produkt të prekshëm si një kallëp sapuni, “duhet të lëshoni një produkt që është shumë afër përsosmërisë dhe ju duhet ta vendosni atë produkt jashtë në treg pa shpenzuar shumë para apo pa humbur shumë kohë,” tha ajo. “Sepse në qoftë se do iu duhet ta përsërisni, ju mund të përsërisni atë 0.5% të fundit.

Lexoni: 3 këshilla nga Warren Buffett për çdo sipërmarrës

Ideja e startup-it të shpejtë është përjetësuar nga emra të mëdhenj si themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, motoja e të cilit është “Veproni shpejt dhe shkëputini gjërat” dhe bashkëpunëtori i LinkedIn Reid Hoffman, i cili tha “nëse nuk jeni të zënë ngushtë nga versioni i parë i produktit tuaj, atëherë e keni nxjerrë atë shumë vonë.

Por, ndërsa Oars + Alps është një kompani dixhitale, Cox vuri në dukje se është i kufizuar nga prodhimi tradicional dhe relativisht i ngadalshëm prej katër deri në tetë javë.

Duke patur parasysh nevojën e tyre për pothuajse përsosmëri, bashkëthemelueset duhej të mbulonin çdo gjë para se të fillonin lançimin e tyre për publikun në Tetor të vitit 2016. Në një raund beta të produkteve, ato mblodhën informacion se si njerëzit i shihnin produktet (rezultoi që meshkujt nuk e dallonin organiken nga natyralja), se si i përdornin ato produkte dhe sa ishin të gatshëm të paguanin. Produktet e Oars+Alps variojnë nga një kallup sapuni për 12 $ në një çantë për 54 $.

Cox shtoi se kompania ishte aq e ngarkuar sa ata e vonuan lançimin e saj fillestar me tre muaj “sepse aroma me të cilën fillimisht do të dilnin në treg nuk ishte e përshtatshme“, tha ajo. “Kështu që ne ndaluam çdo gjë dhe iu afruam ofruesve të ndryshëm për të testuar erëra të reja dhe në fund gjetëm një që fitoi në çdo grup të fokusuar. Ne ishim shumë nervozë për këtë vonesë, por kjo ishte thirrja e duhur.”

Midis 1.3 milionë $ të mbledhura nga raundi i fondeve në Qershor të 2017 dhe një raund i mbledhur nga miqtë dhe familjarët para fillimit, Oars + Alps ka fituar rreth 2 milionë dollarë për ekipin e tij prej pesë vetash.

Lexoni: Të rinjtë në biznes – Ja disa këshilla për të arritur suksesin

Ishte kaq e frikshme,” tha Duchnowski  në javët e para si sipërmarrëse. “Unë besoj fuqimisht se ju nuk do të punoni më shumë për askënd tjetër përveç vetes tuaj. Për ne që ndërmorëm këtë përpjekje, na kërkoi të përqendroheshim të dyja. Dhe që të dyja kemi familje dhe fëmijë. Nëse do të kaloj kohë larg familjes time, duhet të jetë për një arsye të vlefshme – duhet të jetë për një arsye të mahnitshme.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0