Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, rubrika më e re për këshillimin e biznesit
Mënyra e regjistrimit, përgjegjësitë tatimore, kategoritë e punësimit, datat e deklarimit, si edhe detyrimet që lindin pas regjistrimit apo kalimi në regjistrin pasiv deri në ç’regjistrimin tatimor, janë informacionet e publikuara në rubrikën e re të “Tatimet këshillojnë“.
Regjistrimi në QKB
- Vendi i regjistrimit është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
- Personat e regjistruar pajisen me numër identifikimi unik (NIPT), i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore.
- Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.
- Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me Administratën Tatimore llojet e tatimeve e taksave (përgjegjësitë tatimore) që duhet të deklarojë dhe paguajë
Përgjegjësitë Tatimore të Tatimpaguesve të Biznesit të Vogël
Me përgjegjësi tatimore, kuptohet lloji i tatimit që është i detyruar të paguajë tatimpaguesi.
Përgjegjësi të përhershme tatimore.
- Tatim Fitimi i Thjeshtuar
- TVSH (Për qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë si dhe disa profesione të veçantë)
- Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore
Përgjegjësi tatimore në varësi të kushteve e veprimtarisë ekonomike.
- Tatimi në Burim (në varësi të një pagese të kryer)
- Taksë Nacionale (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
- Renta Minerare (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
- Tatim i të ardhurave nga punësimi (nëse ka punëmarrës)
Kategoritë e punësimit për efekt të kontributeve të sigurimeve
“I vetëpunësuar” është një tatimpagues i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në organet tatimore si “person fizik.
Statuset e mundshme të personit fizik janë:
- I vetëpunësuar i vetëm.
- I vetëpunësuar me punëmarrës.
- I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.
- I vetëpunësuar pa punëmarrës, me punonjës të papaguar të familjes.
Kalendari Tatimor/datat e deklarimit
- Deklarata Vjetore e të ardhurave deri datë 10 shkurt i viti pasardhës
- TVSH deri datë 14 të muajti pasardhës
- Sigurime shoqërore e shëndetësore, deri datë 20 të muajit paardhës të tremujorit
- Tatimi në Burim, deri në datë 20 të muajit pasardhës
- Taksë Nacionale nëse je objekt i saj, deri datë 15 të muajit pasardhës
- Renta Minerare nëse je objekt i saj deri datë 15 të muajit pasardhës
- Tatim i të ardhurave nga punësimi deri datë 20 të muajt pasardhës të tremujorit
- Këste të Tatimit Thjeshtur mbi Fitimin deri datë 20 të muajt pasardhës të tremujorit
Afatet e deklarimit janë të përcaktuara në ligj dhe çdo muaj shfaqen në kalendarin tatimor në faqen online të tatimeve www.tatime.gov.al.
DETYRIMET PAS REGJISTRIMIT
Deklarimi
Në momentin final të regjistrimit si tatimpagues i biznesit të vogël, lind automatikisht detyrimi për deklarimin e deklaratave dhe dokumenteve të tjera tatimore.
Deklarimi bëhet vetëm nëpërmjet rrugës elektronike.
Tatimpaguesi duhet të jetë i kujdesshëm në respektimin e afateve të deklarimit elektronik pasi në rast të kundërt penalizohet.
Mbajtja e dokumentacionit
Kryesisht ligjet tatimore, kërkojnë mbajtjen e dokumetacionit si më poshtë:
Librat e shitjes dhe të blerjes, për tatimpaguesit e TVSH-së, deklarohen on-line në faqen zyrtare të tatimve në linkun “TATIMET E MIA”.
Fatura e thjeshtë tatimore, e cila tërhiqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.
Kuponi tatimor është dokumenti i lëshuar me anë të pajisjeve fiskale.
Libri i shpenzimeve dhe të ardhurave.
Libri i aktiveve të biznesit.
Deklaratat tatimore; deklarohen online në faqen zyrtare të tatimeve në linkun “TATIMET E MIA”.
Përditësimi i të dhënave të regjistrimit
Ndryshimet në QKB:
- ndryshimi i emrit;
- ndryshimi i adresës se veprimtarisë;
- ndryshimi i statusit ligjor;
- krijimi/mbyllja e adresave dytësore, sektorëve ose njësive të reja;
- ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike; etj
- ndryshimi i të dhënave vullnetare (tel. adresë, email, etj)
Ndryshimet në Administratën Tatimore:
Pranë Adminsitratëts Tatimore, tatimpaguesit mund të ndryshojnë:
- përgjegjësitë tatimore (llojin e një detyrimi tatimor);
- kategorinë e punësimit për efekt të kontibuteve të sigurimeve shoqërore.
Kalimi në regjistrin pasiv
Administrata tatimore kalon tatimpaguesin nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv kur për një periudhë 12 mujore:
- nuk ushtron më veprimtari tregtare;
- nuk dorëzon deklaratën tatimore;
- deklaron pezullim veprimtarie tregtare,
Ç’regjistrimi tatimor
Aplikimi për ç’regjistrim për subjektet tregtare, kryhet pranë QKB-së.
- Subjektet e regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ç’regjistrohen pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të kenë paraqitur të gjitha deklaratat tatimore si dhe pasqyrat financiare përmbyllëse.
Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat
Kujdes!
Ç’regjistrimi nuk eleminon detyrimin tatimor që ka lindur para datës së ç’regjistrimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.