Profesionet e lira, alternativa që garanton punësim - Business Magazine Albania

Profesionet e lira, alternativa që garanton punësim


Vendimi për të zgjedhur midis një kursi profesional dhe ndjekjes së universitetit mund të jetë e vështirë.

Gjatë kohës që duhet të merrni një vendim, ju kanë këshilluar që të merrni një diplomë universiteti, por nuk jeni financiarisht të sigurtë në lidhje me këtë vendim apo nuk keni kohë t’i përkushtoheni plotësisht.

Nga ana tjetër, bota dhe tregu i punës po ndryshon shpejt dhe është duke u përballur me kërkesën në rritje për aftësi të specializuara. Ndoshta tani është koha që të mendoni të bëheni pjesë e kurseve profesionale për të përmirësuar aftësitë tuaja. Një kurs profesional është një përvojë e re e të mësuarit, që ju pajis me aftësitë që ju nevojiten për të kryer një detyrë që është specifike për karrierën tuaj.

Më poshtë po iu rendisim shkurtimisht disa nga arsyet pse duhet të ndiqni një kurs profesional:

  • Aftësi specifike për profesionin e zgjedhur
  • Janë tepër praktike
  • Ndjekin trendet e reja
  • Do të përmirësojne CV për intervistën tuaj të ardhshme të punës
  • Mundësi të reja për networking
  • Mundësi për të ushtruar profesionin duke nxitur sipërmarrjen e lirë

Keni ëndërruar gjithmonë që të bëheni shef kuzhine, pastiçer, menaxher biznesi, teknik kompjuteri, grafik dizajner apo web dizajner?

Aftësitë profesionale që mund të merrni nga ndjekja e një kursi pranë institutit ATC janë të vlefshme jo vetëm për kursantin, por ndikojnë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës, pasi kursantët mund të hapin biznesin e tyre personal si dhe ata mund të punëohen nga kompani partnere të ATC.

Shumë studentë e kanë zgjedhur Institutin Profesional ATC për 5 vite me radhë, për të marrë 1 nga profesionet e së ardhmes. Pjesa më e madhe e tyre e kursantëve të të gjitha degëve tashmë janë të punësuar në kompani brenda dhe jashtë vendit ose kanë hapur biznesin e tyre personal.

Kurset 1 vjeçare për degë të tilla si shef kuzhine, kuzhinier, pastiçer, menaxher biznesi, teknik kompjuteri, grafik dizajner, web dizajner, teknik elektroshtepiake, elektriçist, autoservis apo stilist janë të hapura dhe kanë filluar regjistrimet.

Për të mësuar më shumë rreth ofertave mund të shikoni në website ose në Facebook.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0