Lexoni: Sa ndjekës duhet të keni në instagram për t’u bërë një milioner?
Disa përdorues të Android raportojnë se kanë parë një etiketë të re “follows you” në biografitë e ndjekësve të tyre. Pak a shumë si në Twitter, ju do të merrni një tregues që menjëherë ju tregon nëse personi, profili i të cilit jeni duke parë ju ka bërë follow.
Tani, në vend që të klikoni në tabin “following” në profilin e një personi dhe të kërkoni për emrin e përdoruesit, mund të shikoni në biografinë e tyre për të fituar njohuritë që kërkoni. Shumë e dobishme kur përpiqesh të shohësh se kush ju ndjek dhe për të vendosur nëse doni t’i bëni “follow” një personi apo jo.
Mashable e ka testuar këtë funksionalitet në disa pajisje Android në vende të ndryshme dhe duket se përditësimi nuk është ende në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Android. Gjithashtu nuk është i disponueshëm edhe në iOS 11.
Kur u pyet nga Mashable, një zëdhënës i Instagram tha: “Ne gjithmonë po testojmë mënyra për të përmirësuar përvojën e përdoruesve në Instagram.”
Lexoni: 7 SIPËRMARRËS TË FUQISHËM QË DUHET T’I NDIQNI NË INSTAGRAM
Përdoruesit me fat që kanë mundur ta marrin këtë përditësim të ri emocionues kanë komentuar me entuziazëm që ky funksionalitet shumë i dobishëm ka mbërritur më në fund.
Tani nxitoni edhe ju ta bëni tuajin në iOS!
burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

