Sa ndjekës duhet të keni në instagram për t’u bërë një milioner? - Business Magazine Albania

Sa ndjekës duhet të keni në instagram për t’u bërë një milioner?


Përdoruesit e Instagram-it me ndjekës nga 50 K deri në 200 K mund të fitojnë më shumë se 1,000 dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Instagram-i po kthehet një ndër profesionet e shumë të rinjve, të cilët kanë në këtë llogari një numër shumë të madh ndjekësish.

Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mediakix, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Lexoni: 7 SIPËRMARRËS TË FUQISHËM QË DUHET T’I NDIQNI NË INSTAGRAM

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.
Në një artikull të fundit të botuar në “The New Yorker” nga Rachel Monroe, ai tregon se takoi 2 prej çifteve që aktualisht kanë një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njohur nën emrin “Where’s My New Office Now” dhe “Do You Travel”, fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9,000 dollarë për foto.

Çifti Emily King dhe Corey Smith, të njohur me llogarinë e tyre në Instagram “Where’s My New Office Now” ka rreth 149,000 ndjekës, numër ky që është gjithmonë në rritje. Në llogarinë e tyre ata zakonisht postojnë foto të udhëtimeve të tyre në një furgon, në të cilat nuk mungon asnjëherë qeni i tyre. Edhe pse nuk e kanë arritur shifrën 1 milion ndjekës, personazhe të tillë janë shumë të pëlqyer nga kompani të ndryshme të suksesshme, sepse ata me anë të fotove të tyre shfaqin që janë njerëz si gjithë të tjerët dhe përçojnë më shumë emocion te ndjekësit e tyre në krahasim me personazhet e famshëm dhe të njohur, të cilët mund të dalin nëpër foto shumë të kuruar.

Ata kanë një lidhje shumë të fortë emocionale me ndjekësit e tyre, shprehet Monroe. Ata mund të fitojnë nga 500 deri në 1,500 dollarë për çdo foto të sponsorizuar. Menjëherë pas postimit të artikullit nga Rachel Monroe në “The New Yorker” në fillim të Prillit, llogaria e tyre në Instagram u rrit me 7,000 ndjekës.

Lexoni: Njihuni me blogeren 22-vjeçare, e cila paguhet 15,000 $ për një postim të vetëm në Instagram

Por ajo nuk ishte e vetmja që shënoi rritje, sepse edhe llogaria e tyre bankare nga Shkurti i këtij viti deri në mesin e Prillit është rritur me 10,000 dollarë. Dhe një vlerë e tillë e akumuluar vetëm në tre muaj, është shumë më shumë krahasuar me 18,000 dollarë që ata arritën të fitonin gjatë gjithë vitit 2016.
Ndërsa çifti i dytë Jack Morris dhe Laura Bullen, të cilët kanë rreth 2.3 milionë ndjekës nga e gjithë bota, fitojnë për çdo postim të sponsorizuar rreth 9, 000 dollarë.

burimi: mediaworld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0