Swisscontact, si pjesë e këtij programi fton sipërmarrës të ndryshëm si Michael, për të patur një shkëmbim kulturor midis startupeve rajonale. Ky mund të jetë një përfitim mjaft i vlefshëm për startupet shqiptare, të cilët mund të mësojnë më shumë nga eksperienca e tij shumë vjeçare.
Michael Boland lindi në Porto Area, Portugali. Ai është specializuar në fusha të ndryshme si psikologji, antropologji, zhvillim komuniteti, dizajn dhe UX Research.
Michael është projektues dhe teknolog, i apasionuar për ndërlidhjet e mirëqenies shoqërore dhe teknologjinë krijuese. Ka një interes të veçantë në të menduarit e dizajnit në remote, machine learning dhe në analizat e big data.
Ekspertiza e Michael Boland:
Akseleratorët / Inkubatorët:
- Trajner startup-esh për ndërtimin e website-ve, për lançimin e projekteve apo produkteve të ndryshme dhe shfrytëzon teknologjitë e reja për automatizimin e proceseve online dhe për të përmirësuar përvojën e konsumatorit / përdoruesit.
- Trajner për strategjitë rreth mbledhjeve të fondeve në nivelin bazë, si të udhëheqi kërkimet e përdoruesve për t’i përfshirë në prezantimet para investitorëve dhe si të llogarisin të ardhurat, shpenzimet dhe kostot e prodhimit për t’i paraqitur para investitorëve.
- Siguron mentorim për të përcaktuar vendimet e misionit dhe vizionit, kryerjen dhe paraqitjen e kërkimeve të tregut në mënyrë profesionale, si të zgjedhim punonjësit e duhur dhe të ndërtojmë një kulturë pozitive të organizatave, si dhe për këshilla se si të dizenjohet një biznes i shkallëzuar.
- Mundëson njëfarë pasqyre në skenën e startup-it të SHBA, kulturën e saj sipërmarrëse dhe ato çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjë një startup-et gjatë kërkimit për financim nga investitorët.
Sigurimi i mentorimit për individët dhe organizatat që kërkojnë të grumbullojnë / financojnë paratë nëpërmjet rrjeteve të kolegëve dhe komunitetit lokal. Michael mund të ndihmojë më tej në shumë fusha të ndryshme:
- Teknologji – zhvillimi dhe dizenjimi i faqeve të internetit, rrjetëzimi social dhe krijimi i përmbajtjes, kriptomonedhat dhe teknologjia blockchain.
- Financimi – përcaktimi i kostove të startup-it, paraqitja e statistikave të besueshme për investitorët amerikanë (dhe të huaj), duke studiuar mënyrat për të ulur kostot dhe automatizuar proceset.
- Dizajni dixhital – feedback nga përdoruesit / konsumatorët për përvojën në website, produktet, komunikimin, hulumtimet e përdoruesve etj.
- Edukimi – sigurimi i punonjësve me trajnime të duhura teknike, qasje paraprake në projekte dhe shfrytëzimi i materialeve arsimore me dhe pa pagesë.
- Hapësira bashkëpunuese – të kuptuarit e fakteve dhe miteve rreth hapësirave të punuarit në një hapësirë të përbashkët, përmirësimi i produktivitetit dhe kuptimi i koncepteve psikologjike dhe të sjelljes për të maksimizuar punën e punonjësve dhe konsumatorëve.
Disa projekte aktuale të Michael përfshijnë teknologjinë blockchain: kriptomonedhat (Bitcoin, Ethereum, etj.), zhvillimi i faqeve të internetit dhe dizejnimi i kulturës së organizatave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.