Kur nisa në fillim, isha në mënyrë efektive në fazën e demostrimeve. I kisha caktuar në mënyrë të veçantë oraret e mia mes orës 11 dhe 13, menjëherë pasi nënat do të çonin fëmijët e tyre në shkollë dhe do të bënin pazarin e tyre. Kur bisedova më nënat, ato pranonin ta merrnin atë.
Lexoni: Këto sipërmarrëse po shesin ajër në vazo për 115 dollarë
Blerësit e dyqanit, nga ana tjetër, ishin një çështje krejt tjetër. Edhe kur shkova në Whole Foods ose dyqane të tjera, ata thoshin: “Njerëzit nuk kujdesen për produktet e fëmijëve të tyre. Do të shpenzojnë për vete, por nuk do të shpenzojnë për fëmijën e tyre”. Në fakt, ishte e kundërta. Kur bëhesh nënë, botëkuptimi jot ndryshon. Unë nuk mendoj se blerësit e kuptojnë këtë. Papritur, ky fëmijë është gjëja më e rëndësishme në jetën tënde.
Plus, “natyralja” ishte vetëm në fillimet e saj. U kërkova konsumatorëve që të më paguanin shumë më tepër, por nuk u dhashë atyre të njëjtin produkt me një etiketë tjetër. Unë u jepja atyre vajra esenciale të pastër nga Franca ose përbërës të prodhuar me perime të qëndrueshme.
Nënat e vlerësuan atë dhe ato thjesht dëshironin ta mbështesnin markën. Ishim të vetmit e këtij lloji për rreth 15 vjet. Këto kohë, më duhet të bëj pak edukim korrektues për t’i sjellë përsëri ato, sepse kompanitë më të mëdha dhe lojtarët më të rinj në treg, të cilët me të vërtetë dëshirojnë të bëjnë para janë përpjekur të ndryshojnë bisedën. Pra, tani konsumatorët vërtetë nuk e dinë se çfarë është më natyrore. Më duhet të kthehem dhe t’i edukoj.
Në Tetor të vitit të kaluar, fillova një organizatë jofitimprurëse të quajtur Natural Advisory Council. Misioni ynë është të edukojmë konsumatorët dhe kolegët tanë. Të gjithë e shohin se ka nevojë – shitës, prodhues, konsumatorë – por askush nuk po tenton të rritet. Nuk po flas për udhëzime. Unë jam duke folur për ligjin federal. Është si organikja. Nëse blini brokoli organike, ju jeni mjaft të garantuar se do të jetë organike. Nëse ai fermer shkel rregullat, ka dënime të rënda. Në natyralen, kjo nuk ekziston. Ne me të vërtetë duhet të kemi një ligj për natyrën, në të njëjtën mënyrë që ne e bëjmë për organiken.
Lexoni: Një sipërmarrëse e re që punëson të pastrehët
Ndonjëherë, njerëzit nuk mendojnë se është e rëndësishme. Por unë mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj se nëse nuk e bëj unë, kush tjetër do e bëjë? Nëse nuk e bëj këtë shampo të foshnjave me përbërës jo të rrezikshëm, atëherë askush tjetër nuk do të jetë i interesuar. Më pëlqen të mendoj që nuk duhet të mashtroni klientët tuaj në blerjen e produkteve të reja. Ju duhet të jeni transparent dhe të keni besim te klienti për të marrë vendimin e duhur.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.