Nuk është vetëm Google - shumë kompani po luftojnë me diversitetin në vendin e punës

Nuk është vetëm Google – shumë kompani po luftojnë me diversitetin në vendin e punës


Një memorandum i brendshëm i shkruar nga një inxhinier mashkull i Google ka rihapur një debat të ndezur rreth përfaqësimit në Silicon Valley. Zëvendës presidentja e re e Google që nga ajo kohë ka dalë kundër kërkesave qendrore të memorandumit – të cilat përfshijnë deklarata rreth grave që janë biologjikisht të papërshtatshme për punë inxhinierike – por debati vazhdon ende të bëjë bujë.

Sipas raporteve më të fundit femrat përbëjnë më së shumti 30 % të roleve udhëheqëse dhe më pak se 27 % të roleve teknike në këto kompani.

Lexoni: Doni të zgjeroni ekipin tuaj? Ja ku mund të gjeni personat e duhur

Twitter, kompania më e vogël sipas numrit të të punësuarve, ka shkallën më të lartë të udhëheqjes femërore në 30%. Ajo gjithashtu ka nivelin më të ulët të femrave në pozita teknike, siç janë inxhinierët në 15 %.

Pjesa e femrave në punët e teknologjisë dhe udhëheqjes në kompanitë e teknologjisë së lartë

Demografia racore nuk është shumë e ndritshme.

Njerëzit me ngjyrë dhe latinët janë të përfaqësuar në një shkallë shumë më të ulët se sa popullata e tyre në Shtetet e Bashkuara. Facebook, i cili së fundmi ka raportuar numra të rinj të diversitetit, kishte pjesën më të madhe të njerëzve me ngjyrë, veçanërisht aziatikët, në punët e teknologjisë. Amerikanët aziatikë priren të jenë të mbivlerësuar në role teknike, por të nënpërfaqësuar në pozita udhëheqëse.

Demografia e SHBA-së për punë të teknologjisë në kompanitë e mëdha teknologjike

Amazon, Apple dhe Google të gjithë kishin 31 % të udhëheqjes së tyre të përbërë nga aziatikët, latinët dhe zezakët. Këto kompani gjithashtu raportojnë “të tjerë” dhe njerëz që janë me dy ose më shumë prejardhje, por ata zakonisht janë nën 2%.

Demografia e SHBA-ve për vendet e lidershipit në kompanitë e mëdha teknologjike

Pabarazia ekziston në të gjitha nivelet e punës, por kështu bëjnë edhe zgjidhjet. Për shembull, më poshtë ju paraqitet numri i femrave dhe minoriteteve, të cilat do të futen për shkenca kompjuterike në shkollat e mesme këtë vit.

Lexoni: A paguhen më pak femrat sesa meshkujt edhe në shtetet perëndimore?

burimi: recode

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0