4 sekrete për shishet e ujit që askush nuk dëshiron që ju t’i dini

4 sekrete për shishet e ujit që askush nuk dëshiron që ju t’i dini


Ne të gjithë pimë ujë nga shishet plastike, por a e dini se cilat janë sekretet e saj?

Business Magazine më poshtë iu zbulon 4 më kryesoret.

4. Pse nuk duhet të ripërdorim shishet plastike?

Një shishe plastike mund të lërë kimikate të rrezikshme. Kushtojini vëmendje shenjave të veçanta në pjesën e poshtme: ato trekëndëshat me numra tregojnë se çfarë lloj plastike është përdorur.

– Një shishe me etiketë 1 (PET ose PETE) është e sigurtë për një përdorim të vetëm. Kur ekspozohen ndaj oksigjenit ose temperaturave të larta, duke përfshirë ngrohjen e diellit, një shishe e tillë do të shkarkojë substanca toksike që futen në ujë.

– Shmangni shishet të etiketuara me 3 ose 7 (PVC dhe PC) pasi ato nxjerrin kimikate toksike që mund të depërtojnë në ushqim, pije dhe ekspozimi i gjatë mund të rezultojë në probleme të rënda shëndetësore.

Shishe të prodhuara nga polietileni (2 dhe 4) dhe polipropileni (5 dhe PP) janë të përshtatshme për përdorime të shumëfishta. Ato janë relativisht të sigurta nëse i mbani vetëm ujë të ftohtë dhe rregullisht i dezinfektoni.

3. Bakteret dhe shkeljet themelore të higjenës

Pirja e ujit nga një shishe plastike e përdorur është pothuajse e njëjtë me një lodër qeni, apo edhe më keq thonë shkencëtarët. Sasia e baktereve në shishe të tilla shpesh tejkalon kufijtë e sigurisë. Ne krijojmë kushtet e përsosura të rritjes së baktereve duke marrë shishen me duar të pista, duke mos e shpëlarë plotësisht atë dhe duke mbajtur ujë të ngrohtë në të.

Çfarë duhet të bëni atëherë? Lani shishet rregullisht me ujë të ngrohtë me sapun, uthull ose gargarë antibakterial.

Edhe me larjen e shisheve, ne mund të vazhdojmë të marrim helmim ose madje edhe hepatitin A. Hulumtimet treguan se shumica e baktereve jetojnë në qafën e shisheve që nuk mund të lani mirë. Mirë është të mos përdoren tapat normale të shisheve, pasi dhe ato janë plastike, por për të qenë në anën e sigurtë, përdorni një tapë kashte.

2. Nga vjen uji juaj?

Shumë kompani përmendin në paketimin e tyre se uji që blini vjen nga një lumë piktoresk. Por shumë herë e vërteta është se uji që blini në një shishe është i njëjtë me ujin që merrni nga rubineti juaj në shtëpi!

Në fakt, mund ta shihni edhe atë në shishe, zakonisht është një tekst i vogël që të gjithë e neglizhojmë. Kompanitë janë të detyruara të shpjegojnë se burimi i ujit për ta është kanali kryesor i furnizimit me ujë. Në këtë mënyrë uji kushton shumë më pak se ajo që ju paguani për të!

1. Në të vërtetë nuk është i shëndetshëm

Për të mos përmendur rrezikun e baktereve, ka keqkuptime të zakonshme në lidhje me ujin.

Kompanitë e ujit duan të tërheqin tregun e të rinjve dhe atyre që merren me sport. Pra, ata reklamojnë ujë të ambalazhuar me shije të ndryshme të shtuara në të, duke pretenduar se është më e shëndetshme për ju se sa pije të tjera me sheqer.

E pra, në fakt, ndonjëherë ky ujë mund të përmbajë aq sheqer sa pijet e tjera! Për të mos u mashtruar nga reklamat, gjithmonë kontrolloni informacionin në etiketë.

burimi: brightside

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0