Elon Musk lançoi x.com, një site i dizenjuar nga vetë ai

Elon Musk lançoi x.com, një site i dizenjuar nga vetë ai


Lajmet e fundit se Elon Musk kishte blerë përsëri domainin e tij të vjetër x.com nga PayPal nxitën spekulime se çfarë, saktësisht, Musk ka në plan të bëjë me këtë aset të ri.

E pra, tani që faqja x.com është live, ne ende nuk kemi asnjë ide.

E gjithë faqja aktualisht përbëhet nga një shkronjë e vetme dhe ju e merrni me mend se cila është shkronja.

Lexoni: ÇFARË PARASHIKON ELON MUSK PËR TË ARDHMEN E BOTËS?

Ne kontrolluam burimin e faqes dhe këtu nuk ka ndonjë magji të fshehtë, vetëm HTML-ja klasike e vjetër.

Musk e quan një site “fjalëpakë”, por thotë se do ta rregullojë në të ardhmen. Duke pasur parasysh prirjen e meshkujve për shaka, ajo “x” i vogël mund të kthehet në një shkronjë të madhe. Ose mund të jetë një shfaqje e plotë, e dizejnuar bukur për modelin X të Tesla-ës. Ose diçka tërësisht tjetër.

Ne mendojmë se do të zbulojmë më shumë në vazhdim.

Me anë të një postimi ai njoftoi se: 

Përditësim 7/14/17 (12:22 P.M. ET): Elon Musk konfirmoi se ai, në fakt, shkroi kodin e përpunuar të HTML për x.com.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0