Cilat janë profesionet që po rrezikohen nga robotët? - Business Magazine Albania

Cilat janë profesionet që po rrezikohen nga robotët?


Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një studim në vitin 2013 që i hapte rrugën parashikimeve sipas të cilave 47% e vendeve të punës në SHBA rrezikohen të zëvendësohen nga robotët.

Duke përdorur të dhënat e këtij kërkimi dhe statistika të tjera, Mubashar Iqbal dhe Dimitar Raykov kanë krijuar një faqe në internet që parashikon se cilat vende rrezikojnë më shumë të zëvendësohen nga robotët të ardhmen. Kasieri është një prej vendeve më në rrezik (97%), i ndjekur nga kuzhinieri (94 %) si dhe shitësit nëpër dyqanet me pakicë (92 %).

Nga ana tjetër, punët më pak të rrezikuara nga përhapja e robotëve dhe inteligjenca artificiale janë koreografët (0,4%), farmacistët (1,2%) dhe inxhinierët (1,4%) që konsiderohen gjithashtu pozicione pune krejtësisht të sigurta.

Nga viti 2013 kjo temë është zgjeruar në analiza të zhvilluara në të gjithë botën, sipas të cilave rreth tetë milionë vende pune në SHBA dhe 15 milionë në Britani të Madhe rrezikohen nga robotizimi në vitet në vijim. Por, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates, robotët që zhvillojnë punë njerëzore duhet të paguajnë taksa.

Burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0