Një robot i vogël, inspiruar nga një vemje - Business Magazine Albania

Një robot i vogël, inspiruar nga një vemje


Ky robot i adhurueshëm lëviz kur është i ekspozuar në diell.

Një robot i ri i krijuar nga fizikantët në Univeristetin e Varshvës është më i rëndësihsëm seç duket. Rripi i vogël dhe i tejdukshëm i polimerit elastik është vetëm një centimetër i gjatë, por është i aftë të lëviz kudo, të ngjitet në pjerrësi, të futet përmes të çarave të vogla, dhe të mbajë një peshë 10 herë më të madhe se vet ai.

Edhe pse robot të tillë të butë janë ndërtuar gjithmonë, ka qënë gjithmonë e vështirë t’i përshtasje ata me natyrën. Për shkak të sistemit molekular të materialit, i njohur si Liquid Crystalline Elastomers ose LCEs (kristalinë e lëngshme elastike), vemja lëviz kur ekspozohet në një dritë jeshile apo lazer. Ajo rrudhoset në mënyrë të ngjashme me një vemje të vërtetë para se të shtrijë trupin e saj për të bërë disa milimetra të tjerë.

“Dizenjimi i robotëve të butë bën thirrje për krijim e modeleve të reja të përmirësuar në kontroll dhe fuqizimin me energj. Ne jemi duke mësuar nga natyra dhe ndryshimi në dizajnet tona bazohen në evolucionin e natyrës” ka thënë lideri i studimit, Piotr Wasylczyk, në një deklaratë. Kërkimi i ekipit është publikuar ne gazetën Advanced Optical Materials.

/Popularmechanics.com

http://www.dailymotion.com/video/x4p86kj_lce-caterpillar_tech

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0