Nuk e besoni? Lexoni çfarë ka thënë vet Elon Musk.
CEO i Tesla dhe SpaceX u rendit në vendin e tetë këtë vit në listën: ‘CEO-t Më të Vlerësuar për Vitin 2017′ nga Glassdoor.
Tani vjen pjesa më e bukur. Në një intervistë për Glassdoor, Musk ndau disa detaje interesante nga puna dhe jeta e tij personale.
Lexoni: 8 gjërat që nuk i dini për Elon Musk
“Kur nuk rezervon udhëtime në Mars, si e kalon kohën e lirë Elon Musk?” i drejtohet prezantuesi.
“Bëhem pjesë e festivalit Burning Man, luaj video lojëra me fëmijët e mi, shoh filma, argëtohem me miqtë dhe me raste bëj ndonjë parti të çmendur,” u përgjigj Musk.
Dhe ja për çfarë e ka fjalën me “parti të çmendur”:
Pjesa tjetër e listës me 100 sipërmarrës, përfshinte 26 CEO në fushën e teknologjisë. Musk renditet i teti me SpaceX, e cila në fakt është një kompani ajrore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
