Apple punëson 43,000 njerëz në SHBA dhe vetëm 20,000 në vende të tjera të botës. Informacione të brendshme nga Apple tregojnë se Kina thjesht ofron një fuqi pune më të madhe dhe fleksibilitet tepër të nevojshëm.
Lexoni: Përse u krijua iPhone?
Kushtet e punës nuk janë të shkëlqyera, megjithatë fare pak mjafton për ti motivuar ata.
Njëherë, përgjegjësi i zgjoi 8,000 punëtorët me çaj dhe biskota sepse duhet të përshtasnin ekranet e sapodizenjuara të iPhone brenda 12 orarëshit të punës.
Tre ditë më vonë, 10,000 iPhone në ditë dolën nga linja e prodhimit.
Ekzekutivi u shpreh se: “Shpejtësia dhe fleksibiliteti është marramendës. Nuk ka asnjë fabrikë Amerikane që mund të arrijë këtë rezultat.”
Një tjetër punonjëse, Jennifer Rigoni, tha se Foxconn, i cili prodhon iPhone, mund të punësojë 3,000 njerëz gjatë natës. “Cila fabrikë Amerikane mund të gjej 3,000 njerëz brenda natës dhe t’i bind ata të flenë në konvikt?”
Lexoni: Bota po shkon drejt energjisë diellore, Kina prodhuesi më i madh
Kur Apple vendosi se 8,700 inxhinierë do të nevojiteshin për të mbikqyrur 200,000 punëtorë në linjat e prodhimit të iPhone, u llogarit se do të duheshin 9 muaj për ti gjetur ata në Amerikë. Ndërkohë Kina i grumbulloi brenda 15 ditëve.
Jobs iu drejtua Obamës duke i thënë se me shumë vende pune mund të kthehen në SHBA, vetëm nëse do të kishte më shumë inxhinierë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto