Bota po shkon drejt energjisë diellore, Kina prodhuesi më i madh


Kina për të luftuar ndryshimet klimatike që shkaktojnë emetimet e karbonit është duke zhvilluar shumë projekte rreth energjisë së rinovueshme. 

Edhe pse po lufton me ndotjen, ajo ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Tani, Kina është prodhuesi më i madh i energjisë diellore në botë, duke shtuar 34.54 gigavat të kapacitetit.

Administrata Kombëtare e Energjisë në Kinë (NEA) njoftoi gjatë fundjavës se në vitin 2016, kapaciteti i instaluar fotovoltaik në Kinë është më shumë se i dyfishuar. Provincat në të cilat kapaciteti u rrit më shumë përfshijnë: Shandong, Henan dhe Xinjiang.

Dhe Kina nuk ndalet këtu. Ajo ka për qëllim që midis 2016 dhe 2020 të shtojë më shumë se 110 gigavat të kapacitetit. Impiantet e energjisë diellore në Kinë gjeneruar 66.2 miliardë kilovat-orë në vitin 2016, duke arritur në 1% të prodhimit total të energjisë në vend, sipas NEA-s.

burimi: acp.al

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale