Gjigandët e teknologjisë bashkohen për të luftuar ekstremizmin

Gjigandët e teknologjisë bashkohen për të luftuar ekstremizmin


Facebook, Microsoft, Twitter dhe Youtube kanë bashkuar forcat për të krijuar një grup pune global të dedikuar për heqjen e përmbajtjeve terroriste dhe ekstremiste nga platformat e tyre online. Dhe kjo nuk është hera e parë që “teknologjia” bashkëpunon për nisma sociale me ndikim global.

Lexoni: Apple, Uber, Netflix, Twitter bashkohen kundër politikës së emigracionit të Trump

Gjigandët e teknologjisë kanë deklaruar krijimin e Forumit Global i Internetit për të Luftuar Terrorizmin, i cili do të diskutojë praktika për zgjidhjen e këtij problemi.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka qenë kritike ndaj Google dhe kompanive të tjera teknologjike në muajt e fundit dhe ka mbajtur një sërë takimesh me drejtuesit e tyre për t’i nxitur ata të bëjnë më shumë rreth ekstremizmit të përhapur në internet.

“Një luftë virtuale” që krahas sulmeve kibernetike sjell dhe sulmet terroriste online.

Lexoni: Sulmi më i madh ndaj internetit nuk ka përfunduar

Krijimi i Forumit Global të Internetit për të Luftuar Terrorizmin, do të rrisë bashkëpunimin midis bizneseve, qeverive dhe palëve të interesuara.

Fillimisht 4 kompanitë e mëdha, do të merren me zbulimin dhe klasifikimin e përmbajtjeve të reja dhe gjithashtu ato do të shkëmbejnë informacionet e grumbulluara me qeveritë dhe organizata të tjera.

/WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0