Sulmi me i madh ndaj internetit nuk ka perfunduar - Business Magazine Albania

Sulmi me i madh ndaj internetit nuk ka perfunduar

~2 minuta lexim


Gjate javeve te fundit ka ndodhur ajo qe konsiderohet si sulmi me i madh ndaj internetit, qe nuk ehte bere publik. Nuk ka perfunduar ende. Gjithcka filloi disa jave me pare kur Spamhaus shtoi Cyberbunker ne listen personale te spam-eve.

Mbase nuk eshte kaq personale, lista e servereve qe konsiderohen ‘spammers’ nga Spamhaus perdoret praktikisht nga te gjitha ISP kryesore te sherbimeve email ne bote.

Kjo gje do te thote se nje email nga server spammer nuk do te lexohet kurre nga destinacioni. Cyberbunker nga ana e tij, eshte nje sherbim hollandez qe gjendet ne brendesi te nje ish-bunkeri te NATO-s dhe qe i ofrohet kujtdo mjafton qe te mos behet fjale per pornografi dhe terrorizem.

Gjate viteve Cyberbunker ka pasur nje klientele te parespektueshme dhe faqja mburret se ka refuzuar nje sulm nga trupat speciale hollandeze. Disa persona te pandershem jane organizuar dhe jane perpjekur te parandalojne Spamhaus te marre informacionet e tyre dhe t’i shperndaje.

Por problemi eshte se menyra qe kane zgjedhur te sulmojne Spamhaus ka ndikuar ne internetin ne pergjithesi dhe shume perdorues kane vene re ngadalesimin ne rrjet.

 Me konkretisht, sulmuesit kane vene ne shenjester serverat DNS te Spamhaus me nje sulm DDoS me volum zjarri te barabarte me me shume se 300Gbit/sekond.

Per te dhene nje shembull, kur nje hacker sulmon nje nga bankat boterore perdor fuqi zjarri te barabarte me 50Gbit/sekond, ndersa me i fuqishmi ne histori ka qene sulmi i madh DDoS me 100Gbit/sekond.

Listat e Spamhaus njihen si shume te rendesishme nga shume kompani dhe keshtu qe shume te tilla i kane ardhur ne ndihme Spamhaus. Kompani si Google, CloudFlare dhe Akamai (dy te fundit njihen shume nga punonjesit) kane te gjitha hardware-t dhe specialistet per te perballuar sulmin. Edhe pse sulmi nuk ka perfunduar, faqja e Spamhaus nuk ka rezultuar asnjehere e paarritshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi është ligji i jetës.”
— John F. Kennedy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0