“FuckUp Nights”: Si mund të bëhet dështimi një forcë motivuese? - Business Magazine Albania

“FuckUp Nights”: Si mund të bëhet dështimi një forcë motivuese?


“FuckUp Nights” është një seri eventesh mujore që realizohet në të gjithë botën, ku njerëzit flasin për dështimet më të mëdha profesionale ose falimentimet e bizneseve të tyre. Në “FuckUp Night” tregohen histori dështimi por edhe festohet.

Eventi i parë i “FuckUp Night” është realizuar në qytetin e Meksikës, në Shtator të vitit 2012. Që prej asaj kohe, çdo muaj organizohet 1 event për të pirë së bashku dhe për të rrëfyer tri historitë e dështimit. Në çdo “FuckUp Night” 2 ose 3 të ftuar rrëfejnë historinë e tyre të dështimit:

• Për çfarë kishte të bënte projekti i tyre?
• Ku gabuan në këtë projekt?
• Çfarë mësuan prej dështimit?
• Çfarë do të kishin bërë ndryshe?

Qëllimi i tij

  • Dështimi ta shpif por të udhëzon.
  • Dikush mund të mësojë më shumë nga historitë e dështimit sesa nga historitë e suksesit.
  • Për shkak se shumica e profesionistëve nuk e krijojnë “projektin e vitit” në përpjekjen e tyre të parë.
  • Njerëzit ndiejnë nevojën për t’u çliruar nga stigmat që rrethojnë “dështimin”.
  • Komunikimi i dështimit është një hap pozitiv që të gjithë duhet ta kapërcejnë në rrugën drejt suksesit.

Folësit mund të jenë nga fusha të ndryshme: artist, arkitekt, persona në fushën e teknologjisë, të mjedisit, sociale, madje dhe një doktor, i cili para disa vitesh kishte hapur një shtëpi publike që falimentoi. Secili tregon historinë e tij me 10 imazhe, e demostron atë në 40 sekonda dhe në fund të çdo historie audienca bën pyetje.

Eventi organizohet nga Protik Innovation Center, Regional Development dhe partnerë të tjerë, ditën e Shtunë, 13 Maj, ora 7:00 PM, tek Piramida.

Folësit e edicionit të parë:

Dasara Karaiskaj, Gazetare, @da’SARA
Dr. Enriko Ceko, Kreu i departamentit të marketingut në @Professional Business Academy
Arjeta Dhima, Regjizore/Aktore në @iACT Studio
Redi Neziri, CTO/ Shefi i Inxhinierëve në @Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0