Bëhet fjalë për zgjerimin e robotikës në tregun e punës duke zëvendësuar kështu krahun njerëzor.
Një prej institucioneve që ka zgjedhur të përqafojë teknologjinë për të kursyer dhe rritur efikasitetin në shërbim të klientëve, është edhe “The Bank of New York Mellon Corp”.
Kjo bankë njoftoi se ka “punësuar” vetëm në 15 muajit e fundit 20 robotë, në kërkim të uljes së kostove dhe rritjes së efikasitetit dhe shërbimeve që ofron për klientët.
Avantazhi i robotëve ndaj krahut njerëzor është i madh. Një robot mund të punojë për 24 orë pa patur nevojë për kafe, drekë apo pushime të tjera dhe për më tepër nuk kanë nevojë për “siguracione”.
“Mellon Corp” thotë se robotët u janë caktuar kryesisht detyra që kanë të bëjnë me kontrollin dhe verifikimin e transfertave të ndryshme.
Banka shton se ka arritur të kursejë 300 mijë dollarë shpenzime në një vit dhe planifikon të zgjerojë ‘ushtrinë’ e robotëve në radhët e saj edhe me 200 të tjerë.
burimi: lajmifundit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.