Sipas Bill Gates, ky është libri që duhet të lexojë çdo student - Business Magazine Albania

Sipas Bill Gates, ky është libri që duhet të lexojë çdo student


Ditën e djeshme, Bill Gates shpërndau një fjalim diplomimi në Twitter.

Njeriu më i pasur në botë ka ndihmuar të çojë një libër psikologjik në vendin e parafundit në listën e librave më të mirë të Amazon, duke përdorur vetëm 140 karaktere.

I botuar në vitin 2012, “Ëngjëjt Më të Mirë të Natyrës Sonë: Pse Dhuna Ka Rënë,” ( The Better Angels of Our Nature: Why Violence Has Declined) nga psikologu i Harvardit, Steven A.
Pinker, shpjegon se dhuna në fakt ka qenë në rënie në shekujt e fundit dhe përpiqet të argumentojë se çfarë e sjellë këtë dukuri. Fillimisht, Mark Zuckerberg e quajti atë si “libri i vitit”.

Që nga e marta në mëngjes, falë postimit të GatesTwitter, libri është rritur 608,850% duke u renditur kështu Nr.2 në listën e librave më të mirë të Amazon.

 

Ja çfarë thotë Gates për “Ëngjëjt”:

Pinker tregon se bota po përmirësohet. Tingëllon çuditshëm, por është e vërtët. Kjo është periudha më paqësore në historinë e njerëzimit,” thotë Gates. “Kjo ka rëndësi, sepse nëse mendoni se bota po bëhet më mirë, ju doni t’a përhapni progresin në më shumë njerëz dhe vende. Kjo nuk do të thotë që ju i injoroni problemet serioze me të cilat përballemi. Ju besoni se gjithçka mund të zgjidhet. Ky është thelbi i pikëpamjes sime. Kjo më motivon në kohë të vështira dhe është arsyeja pse unë e dua punën time. Unë mendoj se mund të ketë të njëjtin efekt te ju. ”

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0