Shumë të rinj do të donin të zotëronin një shtëpi të tyren. Por ndoshta ata nuk kanë një punë e cila ju krijon mundësi të bëjnë një blerje të tillë dhe të zhvendosen nga shtëpia e prindërve, ose ndoshta ata kanë shumë detyrime ndaj shkollës të cilat “i lajnë” duke punuar fort.
Të dhëna të reja tregojnë se një faktor i madh pengues është konkurrenca, ndoshta dhe e padrejtë, me të cilën të rinjtë përballen nga investitorët të cilët hedhin një thes me para dhe marrin shtëpinë që dëshirojnë. Më pas këto shtëpi ata i nxjerrin me qera për të rinjtë me një çmim akoma dhe më të lartë, duke e bërë kështu më të vështirë për ta që të jenë pronarë të një shtëpie me para të kursyera gjatë.
Që nga tetori, një numër i madh i shtëpive – një nga katër – që janë shitur është blerë nga investitorë me para në dorë. Por kjo është ende shumë larg nga kulmi i disa viteve më parë, ku thuajse një në tre shtëpi blihej nga investitorë të ndryshëm. 17% e shtëpive janë blerë nga investitorët në vitin 2000 para se flluska e pasurive të patundshme të rritej dhe të plaste.
Investitorët kanë më shumë gjasa të kapin shtëpi të lira – ato shtëpi që të rinjtë kërkojnë dhe janë në gjendje t’i përballojnë. “Shtëpitë po pakësohen, por kërkesa e investitorit vazhdon të mbetet gjallë”, thotë Lawrence Yun, kryeekonomist i Shoqatës Kombëtare të Sekserëve, për portalin Journal.
Kjo është një metodë e mirë për investitorët, të cilët kanë para për të shpenzuar, por kjo është lajm i keq për njerëzit që duan të blejnë shtëpi me çmim të ulët ose mesatar. Në të gjithë vendin, normat e qirasë kanë kapur qiellin: Një parashikim thotë se qiratë mund të rriten me një mesatare prej 8%, një rritje e papërballueshme kjo për të rinjtë që punojnë dhe jetojnë në këtë treg.
/Time
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto