Nis procesi i regjistrimit për pronësinë intelektuale. Si duhet të veproni? - Business Magazine Albania

Nis procesi i regjistrimit për pronësinë intelektuale. Si duhet të veproni?


Ka vetëm pak ditë që ka hyrë në fuqi ligji ‘Për Pronësinë Industriale’, i cili u miratua në Shkurt të këtij viti. Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave ka bërë me dije se tashmë duhet të nisin aplikimet për të bërë të mundur regjistrimin e objekteve që do të konsiderohen si pronësi intelektuale, duke iu referuar ligjit të ri.

Ai parashikon lehtësim të procedurave të ekzaminimit, si dhe krijimin e një mjedisi ligjor për përmirësimin e shërbimeve elektronike dhe të komunikimit.

Bizneseve, por edhe individëve do t’u krijohet mundësia që të aplikojnë online. Me regjistrimin do të bëhet e mundur edhe sigurimi i objekteve të pronësisë intelektuale si dhe përdorimi i tyre si kolateral, me qëllim që të marrin vlerën e duhur në treg.

Gjithashtu ligji i ri parashikon edhe krijimin e bazës ligjore për licencimin e ekspertëve të pronësisë intelektuale për nevojat e proceseve gjyqësore dhe të hetimit.

Nga ana tjetër, do të saktësohen procedurat për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, me qëllim eliminimin e problemeve të hasura në praktikë.

Mbrojtja nga falsifikimi i produkteve do të ndihmojë në krijimin e një tregu të sigurtë për prodhuesit vendas, si dhe më shumë cilësi për konsumatorët. Identifikimi dhe regjistrimi i tyre do të nxisë rritjen ekonomike në zonat rurale, si dhe eksportin e produkteve shqiptare në tregun e huaj, duke i bërë ato të mirënjohura në botë.

Gjatë vitit të kaluar, numri i aplikimeve për regjistrimin e markave tregtare arriti në shifrën 1.055, ndërsa numri i aplikimeve për patentimin e shpikjeve nga nënshtetas shqiptarë u llogarit në 27.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0