Kjo është këshilla që Bill Gates do të jepte për 19-vjeçarët

Kjo është këshilla që Bill Gates do të jepte për 19-vjeçarët


Si njeriu më i pasur në botë, Bill Gates nuk është i huaj për suksesin.

Kështu që kur manjati miliarder i teknologjisë dhe filantropisë ofron një këshillë, është mirë që ta dëgjoni. 

Të hënën, themeluesi i Microsoft dhe bashkë-kryetari i Fondacionit “Bill & Melinda Gates” organizoi një “AMA”, ose një seancë “më pyesni për çdo gjë”, në Reddit, gjatë të cilit një pjesëmarrës e pyeti: “Nëse Bill Gates mund t’i jepte disa këshilla 19-vjeçarëve, cilat do të ishin?

Ja se çfarë kishte për të thënë Gates:

“Unë do të thoja se zgjuarsia nuk është i vetmi dimension i rëndësishëm aq sa mendoja kur isha 19 vjeç. Ju duhet të eksploroni dhe ndryshoni botën përpara se të shkoni në të dyzetat tuaja. Unë nuk isha shumë social atëherë, por nuk mendoj se ka ndonjë këshillë që mund ta rregullojë këtë – ndoshta thjesht duhet të rritesha…”

Me pak fjalë: Inteligjenca nuk është një dimension i vetëm – dhe ajo nuk është përbërësi i vetëm i nevojshëm për sukses.

Kjo nuk është hera e vetme që Gates ka dhënë këshilla për të rinjtë 19 vjeçarë apo të moshave të ndryshme. Një nga këshillat e tij më të mira të urtësisë vjen nga miku dhe shoku i tij miliarder, Warren Buffett: Thjeshtësojini gjërat.

Në një intervistë për CNBC në vitin 2009, Gates tha:

“Ju mund të shikoni në kalendarin e tij, kjo është shumë e thjeshtë. Ju mund të flisni me të për një çështje, për të cilën ai mendon se një biznes është tërheqës dhe ai di fare pak numra dhe fakte në lidhje me të.  Dhe nëse ajo bëhet më pak e komplikuar, atëherë ai do të investojë në të.

Ai zgjedh gjërat për të cilat ka një model, një model që është me të vërtetë parashikues dhe që do të vazhdojë të punojë për një periudhë afatgjatë. Dhe kështu aftësitë e tij për të punuar në gjërat që me të vërtetë vlejnë dhe mund të funksionojnë e bëjnë atë të mahnitshëm. Kjo është një formë e veçantë e gjeniut.”

Kjo është këshilla që Bill Gates do të jepte për 19-vjeçarët.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0