8 zakone të tuat që një milioner i shmang me çdo kusht - Business Magazine Albania

8 zakone të tuat që një milioner i shmang me çdo kusht


Rutina dhe zakonet janë ato që reflektojë ditën dhe suksesin tonë. I suksesshëm bëhesh nuk lind.

Ja çfarë ka zgjedhur të mos bëj një milioner:

8. Të punosh për të tjerët

Në Shtetet e Bashkuara, dy të tretat e milionerëve filluan si sipërmarrës me pak dollarë në xhep. Nuk është e vështirë të kuptohet se, nëse punon për dikë tjetër, mundësia për t’u spikatur reduktohet bindshëm.

Fillo sa më shpejt një projekt tëndin.

7. Të flesh shumë

Të zgjohesh herët nuk është vetëm çështje përpikmërie, por kështu përfiton nga çdo minutë e ditës që të jesh më produktiv se të tjerët.

Tim Cook, CEO i Apple, i përgjigjet email-eve në 4.30 të mëngjesit, ndërsa Jack Dorsey, themeluesi i Twitter, del për vrap dhe mediton në 5.30 të mëngjesit. Ata e investojnë kohën e tyre në zakone pozitive që japin fryte për të ardhmen.

6. T’a bësh gjithçka vetë

Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë pasur sukses si sipërmarrës kanë pasur një mentor plot përvojë që ka ndarë me ta njohuritë e tij.

Nuk është keq që të duash t’a çosh një projekt deri në fund vetë, por duhet të ndjesh mbështetje dhe, mbi të gjitha, duhet të kesh sigurinë se në momente të vështira ke dikë që do të të japë një këshillë.

5. Të shohësh televizor në kohën e lirë

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e programacionit televiziv nuk zgjeron njohuritë por, krejt e kundërta, i kufizon ato.

Për t’u përgatitur mirë për të ardhmen duhet të përqëndrohesh te zgjerimi i njohurive të tua dhe mënyra më e mirë për t’a bërë këtë është duke lexuar sa më tepër. Nuk i dihet kurrë se ku do të jesh nesër dhe çfarë njohurish do të të duhen.

4. Mos të bësh aktivitet fizik

Pjesa më e madhe e sipërmarrësve apo individëve të suksesshëm kalojnë të paktën një orë në ditë duke stërvitur trupin e tyre. Një trup i shëndetshëm ruan mendjen të shëndetshme dhe, kështu, do mund të kesh dyfishin e rendimentit në të gjitha fushat e jetës tënde.

3. Mos të planifikosh

Pa dyshim, një nga karakteristikat e shumicës së milionerëve dhe sipërmarrësve është kapaciteti i tyre për të planifikuar me detaje çdo hap që do t’i çojë në sukses. Nga ana tjetër, ata gjithmonë i vënë vetes qëllime reale dhe jo utopi, të cilat veçse do i frustronin.

2. Mos të marrësh asnjëherë risqe

Të mos gabosh asnjëherë do të thotë vetëm një gjë: nuk ke tentuar asnjëherë asgjë. Të rrezikosh, edhe nëse dështon, do të thotë të mësosh gjëra të reja dhe se çdo ditë do jesh më afër objektivit tënd.

1. Të mos kujdesesh për pamjen tënde

Të vishesh mirë, të krihesh, të lustrosh këpucët… janë gjëra që nuk duhen bërë vetëm në raste të veçanta. Nuk i dihet kurrë se kur mund të takosh personin që mund të të japë mundësinë e jetës tënde.

/MateusZm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0