Pse “Invest Maqedoni” mori një çmim ndërkombëtar në SHBA? - Business Magazine Albania

Pse “Invest Maqedoni” mori një çmim ndërkombëtar në SHBA?


Organizata për zgjedhje të vendeve më të mira për investim – “Site Selectors Guild” në Konferencën që u mbajt në Tuson, Arizonë në SHBA i dha çmimin internacional vjetor “2017 International Best Practice Award”, “Invest Maqedoni” për kontributin e madh në zhvillim ekonomik dhe praktikat më të mira të prezantuara në dekadën e fundit të punës.

“Nder i madh dhe kënaqësi është që të jeni të nominuar dhe pastaj edhe të shpërblyer për Agjencinë më me shumë merita për investime të huaja dhe promovim të eksportit, me praktikat më të mira të prezantuara në periudhën e fundit prej nëntë vitesh. Edhe më shumë që ky çmim global vjen pikërisht nga duart e Organizatës me emër botëror për zgjedhjen e vendeve strategjike për investim, që natyrisht paraqet motiv shtesë që të vazhdohet në drejtimin e njëjtë me implementimin e strategjisë nacionale për tërheqjen e kompanive të huaja në vend përmes krijimit të ofertës relevante dhe kredibile për investim në vendin tonë”, deklaroi zëvendës drejtoresha e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Ivana Nikolliq.

Roel Spee, njëri prej konsulentëve dhe anëtar i Bordit të kësaj Organizate, i cili e dorëzoi çmimin, theksoi se disa nga kriteret dhe faktorët e përgjithshëm sipas të cilëve “Invest Maqedoni” është përzgjedhur si Agjencia më me shumë merita për vitin 2017 janë marketing promovimi më intensiv dhe përkushtimi ndër vite, i cili ka rezultuar me vendosjen e Maqedonisë në hartën e shumë investitorëve të huaj, por edhe të konsulentëve si ata, të cilët iu ndihmojnë kompanive të huaja për zgjedhjen e lokacionit më të mirë strategjik për të investuar.

burimi: koha.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0