Letra e lamtumirës e Richard Branson për Virgin America - Business Magazine Albania

Letra e lamtumirës e Richard Branson për Virgin America


“Alaska Airlines” do të nxjerrë në pension markën “Virgin America” në vitin 2019 pas blerjes së linjës ajrore shumë popullore për 2.6 miliardë $, një vendim që e bëri themeluesin e saj Richard Branson të shkruajë një letër të përzemërt lamtumire.

Postimi i bërë të Enjten i është drejtuar kryesisht punonjësve të Virgin America dhe klientëve të saj, shumë prej të cilëve ishin besnikë të markës që u dallua gjithnjë mes gjigantëve ajrorë.

Siç shkruan Branson, është e vështirë të thush lamtumirë. Por Branson, i cili reflekton mbi betejat dhe fitoret e linjës ajrore që i filloi operacionet në vitin 2007, ofron disa mësime biznesi.

S’ka problem nëse qan

Edhe ai pranon të ketë qarë më parë për shitjen e”Virgin Records” për 1 miliardë $.” Lajmi për “Virgin America” shkaktoi një reagim të ngjashëm.

“Shumë lot janë derdhur sot, këtë herë lidhur me vendimin e “Alaska Airlines” për të blerë dhe për të nxjerrë në pension Virgin America”, shkruan Branson.

Vlerësoni atë që keni arritur deri më tani

Branson shkruan se siç ndodh me shumë gjëra në jetë, “Ne duhet ta lëjmë të shkojë dhe të vlerësojmë faktin që e kemi patur këtë udhëtim.”

Në pjesën tjetër të artikullit, ai kujton momentet të Virgin America, shumë prej të cilave janë sfiduese dhe beteja kundër industrisë dhe madje edhe motit.

Të bërit e një ndryshimi, do të sjell dhimbje

Branson tregon detaje të shumta për kompaninë në letrën e tij. Por sipas tij, dhimbja ka qenë e vlefshme, sepse qëllimi ishte të ndërtonte një lloj ndryshe të linjës ajrore.

Me fjalë të tjera, ajo nuk ishte vetëm një luftë për qasje në aeroport. Ajo ishte një betejë për të ndryshuar industrinë për të ofruar diçka të re dhe më me vlerë për konsumatorët.

“Ne kemi kaluar shumë së bashku. Dhe ju keni qenë me vlerë çdo minutë, çdo qindarkë, çdo betejë. Ne kemi fituar çdo klient besnik dhe tifoz falë jush. Çdo treg është fituar falë jush”, e përmbyll ai artikullin.

Branson jep edhe disa këshilla të tjera për biznesin, duke përfshirë:

  • Ndërto një biznes që i vë njerëzit të parët.
  • Puno me partnerë që ndajnë vlera të njëjta me tuajat.
  • Fokusohuni në dhënien e një eksperiencë të madhe për konsumatorët dhe suksesi do të vijë.
  • Bëjeni biznesin një forcë për mirë.
  • Qendro pozitiv, sjellja është gjithçka.

Burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0