Qëllimi kryesor është promovimi i sipërmarrjes dhe mundësive të cilat janë në dispozicion të të gjithë atyre të cilët kanë dëshirë të fillojnë një biznes personal.
“Java Evropiane e Startup-eve” do të zhvillohet në shumë vende në qytetin e Shkupit. Ajo do të zgjasë deri më 10 Shkurt dhe në fund do të mbahet konferencë në Info qendrën e BE-së.
Në aktivitetet janë përfshirë sipërmarrës të suksesshëm, inovatorë, kompani, institucione dhe organizata kyçe për përkrahje të startup-eve dhe bizneseve të reja.
Burimi: gazetaexpress.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto