Rama firmos planin për Këshillin e Inovacionit, me fokus në investitorët ëngjëj - Business Magazine Albania

Rama firmos planin për Këshillin e Inovacionit, me fokus në investitorët ëngjëj


Inovacioni duket se do të marrë një vëmendje të veçantë po të kemi parasysh një urdhër të fundit të firmosur nga Kryeministri Edi Rama që hedh piketat e planit të veprimit në vitet 2017-2021.

Në këtë urdhër kërkohet ngritja e një grupi pune ndërinstitucional që do të kryesohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe do të ketë në përbërje përfaqësues Ministria e Financave, Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga AKSHI dhe AIDA.

Brenda 6 mujorit të parë të këtij viti Rama kërkon që të ngrihet një Këshill Kombëtar për Inovacionin që do të koordinojë vendimmarrjen dhe politikat.

Nga ana tjetër  është kërkuar që po brenda këtij viti të bëhet zhvillimi i kapaciteteve për agjencitë qendrore që ofrojnë shërbime mbështetëse për inovacionin.

Kjo mund të ketë një nevojë për financim prej 100 mijë eurosh në vit për pozicionet shtesë dhe trajnimet. Në afatgjatë plani parashikon ngritjen e një rrjeti të njohur si “bussines angels” apo engjëjt e biznesit.

Investitorët ëngjëj mund të jenë profesionistë si doktorë apo juristë, ish bashkëpunëtorë biznesi – ose edhe më mirë akoma, sipërmarrës të thekur të interesuar të ndihmojnë brezin e ri. Ajo që ka rëndësi është se ata janë të pasur dhe të gatshëm të investojnë qindra mijëra dollarë në biznesin tuaj në këmbim të një veprimi.

Ky koncept edhe pse i pa lakuar shpesh në vend ka një njohje të madhe në botë pasi në këtë kategori përfshihen njerëz të suksesshëm biznesi, të pasur dhe me njohje që mund të jenë hallka lidhëse për zhvillimin e sipërmarrjeve të suksesshme.

Në urdhrin e kreut të qeverisë thuhet se do të ketë një identifikim të ëngjëjve potencialë të biznesit, hartim të kuadrit rregullator si dhe proces të hollësishëm për përzgjedhjen e projekteve dhe sipërmarrësve.

Burimi: scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0