Teknologjia Scan është baza e Snapcode, pikat e vogla të zeza, të cilat popullojnë ikonat e Snapchat dhe lejojnë përdoruesit të skanojnë dhe të zbulojnë njëri-tjetrin me kamerat e tyre të smartphone.
Pas shitjes, Gee i çoi në bankë të ardhurat e tij – ai nuk pranoi të përcaktojë shumën e të ardhurave të tij – dhe ka përfunduar një punë të shkurtër për Snapchat.
“Pas tre muajsh të shpejtë, vendosa të marr përsëri jetën time në duart e mia dhe lashë punën,” tha Gee, që tani është 28 vjeç. “Ndoshta jeta e korporatave është një përshtatje më e mirë për llojet e tjera të personalitetit, por jo për mua. Mendja dhe shpirti im funksionojnë më mirë kur jam i lirë dhe duke jetuar për veten, pasionet dhe vlerat e mia.”
Veprimi i tij i ardhshëm? Hyrja në një udhëtim rreth e përqark botës me gruan e tij, Jessica dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë 2 dhe 4 vjeç.
Por Gee nuk i përdori milionat e tij të Snapchat për të financuar udhëtimin. Në vend të kësaj, çifti shiti të gjitha sendet e tyre për rreth 45.000 $ dhe ranë dakord për të udhëtuar duke përdorur këto para për gjashtë muaj, deri në dhjetor 2015, ose për sa kohë ata mund të zgjasnin pa u zhytur në kursimet e tyre.
Pesë muaj në udhëtimin e tyre, çifti – të cilët kishin filluar të dokumentonin udhëtimin e tyre si “The Bucket List Family ” nëpërmjet blogut dhe mediave sociale – i shpenzuan të gjitha. Ata arritën t’i menaxhonin paratë në mënyrë që të zgjasnin duke blerë gjëra të lira dhe duke fluturuar lirë.
“Për fat të mirë, në të njëjtën kohë, mediat tona sociale filluan të tërhiqnin mjaftueshëm njerëz saqë shumë hotele, linja ajrore dhe marka të tjera filluan të punojnë me ne,” the Gee. “Në fillim ata na ofronin vetëm akomodimin apo fluturimet në këmbim të marketingut që u bënim përmes mediave tona sociale. Por më pas, kur komuniteti jonë vazhdoi të rritej, ata filluan të na paguanin. Në momentin që ne i shpenzuam 45,000 $ fillestarë filluam të ktheheshim në fitimprurës.”
Në fakt, partneritetet dhe sponsorizimet e blogut të tyre janë tani mjaftueshëm fitimprurës për të financuar jetesën e tyre plotësisht. Për gati një vit, Gee tha se ai ende nuk i ka shpenzuar monedhat nga të ardhurat e tij të Snapchat.
“Jam i ri dhe dua të mbaj gjallë frymën time të sipërmarrjes. Nuk dua të kem një jetë të rehatshme. Nuk dua të zë një vend. Unë e di se për mua, fillimi përsëri nga zeroja dhe ndërtimi i rrugës time përsëri është çdo gjë që dua,” tha ai.
Që nga janari 2017, rreth 18 muaj pas lançimit të markës së tyre, “The Bucket List Family” ka 455,000 ndjekës në Instagram dhe 41,500 abonentë në YouTube. Të dy Garrett dhe Jessica shpenzojnë rreth 20 orë në javë për menaxhimin e blog-ut, kanaleve të mediave sociale dhe partneriteteve të tyre.
burimi: Business Insider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.