Walmart shndërrohet në një kompani e-commerce - Business Magazine Albania

Walmart shndërrohet në një kompani e-commerce


Në rrugën e tij përpara, shitësi më i madh i SHBA nuk do të përcaktohet nga dyqanet e tij.

“Kjo kompani, me kalimin e kohës, do të duket si një kompani e-commerce,” tha CEO i Walmart Doug McMillon të enjten në ditën e investitorëve të Walmart në Bentonville, Arkansas.

Ai tha se dyqanet do të mbeten jetikë për të ardhmen e Walmart. Por kompania do të kthehet drejt një strategjie të caktuar, në shitjet e të njëjtit dyqan – ose shitjet në dyqanet e hapura të paktën një vit – dhe do rrisë investimet në e-commerce.

Walmart do të hapë 130 dyqane këtë vit, pak më e ulët nga 135 deri në 155 dyqane që kishte projektuar fillimisht dhe më pak nga 230 dyqane që janë hapur vitin e kaluar.

Vitin e ardhshëm, ajo do të hapë vetëm 55 dyqane në SHBA, gjysma e të cilave do të jetë format i dyqaneve të tregut të lagjeve.

Ndërkohë, Walmart ka dyfishuar plotësimin online të magazinave vitin e kaluar në 10, raporton Reuters. Ekspertë të industrisë pritën që Walmart të kishte vetëm tetë depo deri në fund të vitit 2018.

Walmart është duke u përpjekur për t’u transformuar në një kompani e-commerce për të konkuruar me Amazon, e cila raporton 107 miliardë $ në shitjet online vitin e kaluar, në krahasim me Walmart 13.7 miliardë $ në shitjet online.

Por pjesa më e madhe e të ardhurave të biznesit Walmart ende vjen nga dyqanet e tij.

Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë vitin e kaluar ishin 482 miliardë $, që do të thotë më shumë se 97% e të ardhurave të biznesit të tij  erdhën nga dyqanet.

 

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0